Në Kalendar / Virginia Woolf - Gazeta Express
string(26) "ne-kalendar-virginia-woolf"

Arte

Gazeta Express

25/01/2023 14:32

Në Kalendar / Virginia Woolf

Arte

Gazeta Express

25/01/2023 14:32

Më 25 janar 1882 lindi Virginia Woolf, romanciere, tregimtare, kritike, eseiste dhe feministe e shquar angleze.

Autorja angleze Virginia Woolf është ishte shkrimtare klasike moderniste, pioniere e teksteve artistike feministe dhe gazetare e njohur. Virginia Woolf mbetet një nga autoret më me ndikim në letërsi edhe përgjatë shekullit të XXI

Lexo Edhe:

Virginia Woolf lindi më 25 janar 1882 në një familje të pasur angelze, ku prindërit e saj ishin njerëz të mendimit. Babai i saj ishte një historian i njohur ndërsa nëna, e cila kishte lindur në Indi, ishte piktore. Gjithashtu, ajo ishte edhe infermiere dhe ka shkruar disa libra për profesionin e saj. Çifti kishte tetë fëmijë dhe jetonin në Kensington, në Britaninë e Madhe.

Që kur ishte e vogël nisi të shkruajë prozat e para të saj. Që në moshë të vogël i kalonte verat në Shën Ives, një qytet bregdetar në jugperëndim të Anglisë, vend i cili pati ndikim në veprën e mëvonshme të saj, sidomos te “To the Lighthouse” (1927). Fillesat i pati me gazetën lokale të Hyde Park Gate News, duke botuar anekdotat humoristike të familjes së saj. Por ajo kaloi një traumë për shkak të abuzimit nga vëllezërit i saj nga njëra anë e trungut të familjes. Në moshën 13-vjeçare i vdes e ëma, duke i shkaktuar një traumë të vërtetë e cila pasohet edhe me humbjen e të motrës, Stella.

Por, Virgjinia vijon të studiojë gjuhët gjermane, greke dhe latine në departamentin e Ladies të Kolegjin Mbretëror të Londrës. Në vitin 1904 vdes edhe i ati për shkak të sëmundjes së kancerit në stomak duke krijuar pështjellime të forta emocionale.

Në vitin 1905 nis aktivitetin e saj letrar si shkrimtare profesioniste te The Times Literary Supplement.

Disa vite para se të martohej me bashkëshortin e saj, Leonard, shkroi novelën e parë, Melymbrosia. Nëntë vjet më pas botoi “The voyage out” (1915). Në këtë libër bëri eksperimente duke përdorur mjete letrare, përfshirë edhe perspektiva të pazakonta narrative, gjendjen e ëndrrës dhe prozën e lirë asociative. Ajo nisi të botojë te Hogarth House, në të njëjtin vend ku botonte Frojti, Mansfiel dhe Tomas Eliot.

Pas Luftës së Parë Botërore Virginia Woolf botoi Night and Day (1919), dhe dy vjet më pas “Jacob’s room” (1921). Në këtë periudhë Virgjinia u njoh me gruan e një diplomati anglez, Vita Nicolson, me të cilën nis të zhvillojë një miqësi romantike. Ato mbetën mikesha deri në vdekjen e Virgjina Vulfit.

Në vitin 1925 botohet “Mrs Dalloway”, novela e katërt e cila sjell çështjet feministe, sëmundjet mendore dhe homoseksualitetin në Anglinë e pas Luftës së Parë Botërore. Ky roman u ekranizua në vitin 1997 si film. Novela tjetër “Lighthouse” ishte një tjetër vepër e suksesshme e saj, dhe konsiderohet si revolucionare për rrjedhën e vetëdijshme të rrëfimit të historisë. Vulfi ndërtoi një muze letrar në Sackville – West i frymëzuar nga novela Orlando. Në vitin 1929 kjo autore botoi “A room of ones oën, një ese feministe e bazuar në leksionet që ajo kishte dhënë në një kolegj femrash në të cilin solli rolin e femrës në letërsi. “Një femër duhet të ketë para dhe një dhomë të sajën nëse ajo do të shkruajë”.

Me veprën “The waves” (1931) Virginia Woolf theu të gjithë kufijtë narrativë në të cilën sjell një poemë përmes zërave të gjashtë personave të ndryshme. Kjo autore publikoi novelën e fundit “The Years” (1937), ku rrëfen historinë e familjes përgjatë një brezi. Më vonë botoi edhe “Three Guineas” një libër me ese duke e vazhduar me temat feministe në veprën “A room of one’s Oën” ku adresohen çështje të fashizmit dhe të luftës.

Gjatë gjithë jetës së saj, Vulf foli rregullisht në kolegje dhe universtite, shkroi letra dramatike, bëri ese, dhe publikoi disa tregime. Ajo e shpalosi veten e saj si një intelektuale, inovative, një shkrimtare me ndikim dhe ishte ndër feministet e para. Pavarësisht suksesit të veprës së saj, ajo vuante vazhdimisht nga shpërthime të depresionit dhe drama. Bashkëshorti i saj e mbështeti për shumë kohë. Por në pamundësi për të përballuar depresionin dhe traumat e jetës ajo i dha fund jetës më 28 mars 1941 duke u mbytur në lumin Ouse më 28 mars 1941. Autoritetet e gjetën trupin e saj tre javë më vonë.

/Express/