Në Jarinje arrestohet pjesëtari i policisë së Serbisë, i konfiskohen 51 fishekë dhe afër 10 mijë euro - Gazeta Express
string(100) "ne-jarinje-arrestohet-pjesetari-i-policise-se-serbise-i-konfiskohen-51-fisheke-dhe-afer-10-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 9:51

Në Jarinje arrestohet pjesëtari i policisë së Serbisë, i konfiskohen 51 fishekë dhe afër 10 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 9:51

Policia ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Jarinje është arrestuar një pjesëtar i policisë së Serbisë.

Në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, 9 mijë e 900 euro, 26 mije dinarë serbë. 

Ai është dërguar në mbajtje.

“IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTI, PRODHIMI, KËMBIMI, NDËRMJETËSIMI OSE SHITJA E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE- PKK Jarinje / 01.11.2025 – 10:02.  Në vendkalimin kufitar në hyrje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pjesëtar i policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazhi janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishek, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinar serb. Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.”