Në Izrael nisin peticion për ndalimin e transmetimit të muzikës së Dua Lipës - Gazeta Express
string(76) "ne-izrael-nisin-peticion-per-ndalimin-e-transmetimit-te-muzikes-se-dua-lipes"

Gazeta Express

04/06/2020 16:20

Në Izrael nisin peticion për ndalimin e transmetimit të muzikës së Dua Lipës

Gazeta Express

04/06/2020 16:20

Një peticion ka nisur në Izrael, me të cilin po bëhet thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio.

Kjo, siç transmeton BW, pasi këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim, siç thuhet, anti-izraelit, ku pretendonte se ushtarët qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera. Mbi 3,000 njerëz kanë nënshkruar deri më tani këtë peticion. Organizata ‘Im Tirzu’ shprehet se:

Lexo Edhe:

“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkroi ‘Im Tirzu’ në një letër drejtuar dy ministrave.

Këngëtarja me origjinë shqiptare pak ditë më parë shpërndau një postim në Instagram ku shkruante: “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. ”Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët,” vazhdoi postimi. “Ata madje kanë bluza që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë ​​snajperi në stomakun e saj që lexon “me 1 të shtënë dy vrasje.“