Në izolim të dy punësuar dhe 13 fëmijë nga kopshti i Negotinës - Gazeta Express
string(62) "ne-izolim-te-dy-punesuar-dhe-13-femije-nga-kopshti-i-negotines"

Në izolim të dy punësuar dhe 13 fëmijë nga kopshti i Negotinës

Gazeta Express

24/10/2020 14:13

Dy të punësuar dhe 13 fëmijë nga kopshti i Negotinës janë në izolim,  prejse  një fëmijë rezultoi pozitiv  në kovid testin. Është kryer dezinfektimi në kopsht. Informacionin për MIA-n e konfirmoi mjeku Riste Jovanovski, specialist epidemiolog pranë Qendrës për shëndet publik të Kavadarit.

“Në rajonin e Tikveshit ka tetë raste të reja pozitive  të koronavirusit. Tre në Kavadar, katër në Negotinë, një në Demir Kapi. Të gjithë janë të moshës prej tre deri në 81 vjet. Një person nga Kavadari është hospitalizuar në klinikën në Shkup”, sqaroi Jovanovski.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se bëhet fjalë për  vërtetim të kontakteve  të të saposëmurëve, me qëllim që të izolohen.