Arbër Çekaj ka kërkuar që të dalë nga regjimi i “41 biss”, ku është izoluar me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë 6 muaj më parë.
Çekaj ndodhet në “41 bis” së bashku me tre emra të njohur të botës së krimit si: Aleksandër Llanaj, Redjan Rraja dhe Fatmir Pjetri.
Kujtpjmë që Arbër Çekaj u arrestua në vinin 2018 dhe është dënuar me 14 vite burg, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Në muajin Gusht të vitit 2021 ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tyre rezultoi e dështuar.
Kush është Arbër Çekaj, pronari i ” Arbri Garden”
Arbër Çekaj u arrestua nga policia për 613 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin më 28 shkurt 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë me banane, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.
Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe. Gjithashtu si të përfshirë në trafikim janë edhe menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku, të cilët u arrestuan së bashku me Çekajn.
Në qershor 2021, Apeli i Posaçëm ka shpallur vendimin përfundimtar për Arbër Çekajn, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn, të cilët akuzohen për trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Shqipëri.
GJKKO ka marrë vendimin që të dënohet me 10 vjet e 8 muaj burg Donaldo Lushaj, 8 vite e 8 muaj burg për Armando Pezaku dhe 14 vite burg për Arbër Çekajn.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...