Në hapësirat e ‘7 Arte’ të enjten shfaqet filmi ‘4 Pills at Night’ - Gazeta Express
string(62) "ne-hapesirat-e-7-arte-te-enjten-shfaqet-filmi-4-pills-at-night"

Në hapësirat e ‘7 Arte’ të enjten shfaqet filmi ‘4 Pills at Night’

Arte

Gazeta Express

24/01/2023 14:54

Të enjten me 26 janar, në ora 18:00, në hapësirat e 7arte do të shfaqet filmi “4 Pills at Night”, si dhe do të ketë diskutim me autorin e filmit Leart Rama. Ngjarja do të organizohet në kuadër të projektit “Art Thepary for all” të organizuar nga Akvarijus dhe Dhemetra.

Leart Rama ka lindur në vitin 1997 dhe është rritur në Kosovë. Në moshën 16 vjeçare mbaroi “Shkollën e Filmit Dokumentar” në Dokufest ku zbuloi pasionin e tij për filmat dhe u vlerësua si talent. Në vitin 2018 u diplomua për regji filmi në “Universitetin e Arteve të Tiranës” në Shqipëri. Në të njëjtin vit themeloi “Katarzë Films”, një shtëpi filmike alternative në Prishtinë që gërmon në temat tabu dhe emocionet njerëzore përmes filmit. Në moshën 22-vjeçare, ai u zgjodh nga Werner Herzog për të drejtuar një film në Jungle Kolumbiane. Ai ka realizuar mbi tridhjetë filma, dokumentarë dhe video muzikore artistike të cilat përfshijnë gjithashtu filmat e vlerësuar me çmime: “The Station”, “Seam”, seriali dokumentar që dokumenton kohët e pandemisë në Prishtinë, Kosovë “Ditari Corona” dhe “4 Pills at Night”.

Lexo Edhe:

Përmbledhja e filmit: Me një film që do të xhirohet në të ardhmen e afërt, një regjisor zhvillon më shumë se një lidhje profesionale me aktorin e tij. Kur ata shkojnë së bashku në një aheng, gjërat marrin një kthesë të papritur. Iluzioni apo e vërteta, të dy përfundojnë pa përgjigje.

Kjo ngjarje do të moderohet nga Nora Prekazi.

Hyrja falas, si dhe do të ketë pije dhe diskutime me autorin.

Ky aktivitet përkrahet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

/Express/