Në Gostivar gjendet i varrosur trupi i një gruaje që ishte raportuar si e zhdukur - Gazeta Express
string(81) "ne-gostivar-gjendet-i-varrosur-trupi-i-nje-gruaje-qe-ishte-raportuar-si-e-zhdukur"

Lajme

Gazeta Express

12/12/2025 13:45

Në Gostivar gjendet i varrosur trupi i një gruaje që ishte raportuar si e zhdukur

Lajme

Gazeta Express

12/12/2025 13:45

Prokuroria njofton se gjatë ditës së djeshme në Negotinë të Gostivarit është gjetur trupi i pajetë i një gruaje që rezultonte si e zhdukur.

Organet e hetuesisë thonë se për rastin në fjalë, për momentin janë ndaluar dy persona.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit gjatë natës kreu ekspertizë në territorin e fshatit Negotinë të Gostivarit, ku u gjet trupi i një personi të vdekur ende të paidentifikuar, i varrosur në një gropë. Për shkak të dyshimeve se mund të bëhet fjalë për një grua e cila ishte raportuar më herët si e zhdukur, me indikacione se ishte privuar padrejtësisht nga liria, prokurori publik urdhëroi autopsinë dhe identifikimin e trupit të pajetë, si dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendngjarja. Gjatë natës u ndërmorën disa veprime hetimore, pas së cilave ndaj një personi të dyshuar është caktuar masa e ndalimit të shkurtër prej 48 orësh për sigurimin e provave, ndërsa një person tjetër është mbajtur në ndalim dhe ndaj tij po kryhen verifikime. Me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria. /RTV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement