Në gjurmët e pronarit të autobusit që e shkaktoi tragjedinë në Bullgari, Policia ia ruan shtëpinë - Gazeta Express
string(96) "ne-gjurmet-e-pronarit-te-autobusit-qe-e-shkaktoi-tragjedine-ne-bullgari-policia-ia-ruan-shtepine"

Në gjurmët e pronarit të autobusit që e shkaktoi tragjedinë në Bullgari, Policia ia ruan shtëpinë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 17:36

Në këtë foto shihet shtëpia e Bekimit dhe vëllait të tij Bedri Haxhiut në fshatin Rashë në Maqedoninë e Veriut. Televizioni kombëtar bullgar, BNT shkruan Bekimi është pronar i “Besa Trans”, kompanisë, autobusi i së cilës u aksidentua dhe u dogj, duke ua marrë jetën 46 personave në Bullgari, transmeton Gazeta Express.

Gabimi njerëzor është versioni kryesor i tragjedisë në autostradën e Strumës, ku u gjetën të vdekur 44 persona.

Lexo Edhe:

Sipas vendasve, ai dhe vëllai i tij aktualisht ndodhen në Bullgari.

Policia po ia ruan shtëpinë.

Mevlan Ismani nga fshati Rashçe u tha gazetarëve të BNT se shoferi i autobusit ishte nga fshati i afërt Dolno Svilare.

Sipas tij, ai ishte shofer me përvojë, i cili prej shumë vitesh punonte në transportin publik. Ai s’e di se si është e mundur që ky aksident ka të bëjë ndonjë gabim njerëzor.

Institucionet maqedonase ia kanë marrë licensën kompanisë “Besa Trans”, pasi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve atje ka vërtetuar se për autobusin nuk ishte dhënë licencë për transportim ndërkombëtar të udhëtarëve dhe as ndonjë lloj tjetër të transportimit të udhëtarëve.

Sipas informacioneve zyrtare, të cilat u dhanë sot nga ata që po e kryesojnë hetimin për tragjedinë në Bullgari, 44 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit kishte edhe fëmijë.

Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve. Disa nga ta janë operuar, dhe sipas mjekëve, asnjëri nga ta nuk e ka jetën në rrezik.

Në autobus besohet se kanë qenë mbi 50 persona.