Në gjurmët e babait, djali Ronaldos stërvitet në Madrid - Gazeta Express
string(54) "ne-gjurmet-e-babait-djali-ronaldos-stervitet-ne-madrid"

Sport

Gazeta Express

25/03/2026 12:21

Në gjurmët e babait, djali Ronaldos stërvitet në Madrid

Sport

Gazeta Express

25/03/2026 12:21

Djali i Kristiano Ronaldos, Kristiano Zhunior është duke u stërvitur në Valdebebas me ekipin Cadete A që nga e hëna dhe do të vazhdojë të stërvitet me ta. Deri më tani ka pasur dy seanca stërvitore, por do të vijnë edhe të tjera në Madrid.

Integrimi i 15-vjeçarit në grupin e menaxhuar nga Karlos Kura ka qenë i menjëhershëm. Në fushë, seancat stërvitore janë përqendruar në ndeshjen e shtyrë që ekipi po luan sot kundër Rajo Vajekanos. Në Valdebebas nxjerrin në pah anën e tij njerëzore. “Super i përulur dhe i sjellshëm”, thonë ata.

Aktualisht, Kristiano Zhunior luan në radhët e të rinjve të Al Nasr dhe shquhet si një sulmues dhe anësor i djathtë premtues në akademinë e klubit të Arabisë Saudite. I njohur për shpejtësinë, shkathtësinë dhe teknikën e tij, ai zotëron një fizik superior ndaj grupmoshës së tij. Ai aktualisht po ndjek hapat e të atit, pasi ka debutuar tashmë me ekipin kombëtar portugez U-16.

Ai më parë ka luajtur në akademitë e të rinjve të Manccester Junajtid dhe Juventus, duke pasqyruar karrierën e të atit në këto klube. Siç raportohet nga Diario AS, Real Madrid nuk është i vetmi klub që po e vëzhgon nga afër sulmuesin e ri, disa klube të tjera evropiane po monitorojnë progresin e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement