string(123) "ne-gjendjen-faktike-zgjidhje-eshte-qeveria-e-unitetit-haziri-per-nente-muaj-do-te-shkaktoheshin-procese-dhe-mundesi-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 18:34

“Në gjendjen faktike zgjidhje është Qeveria e Unitetit”, Haziri: Për nëntë muaj do të shkaktoheshin procese dhe mundësi të reja

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 18:34

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj diskutimeve për krijimin e një qeverie të pakicës, duke theksuar se një opsion i tillë është i pamundur dhe se vendi ka nevojë për një Qeveri Uniteti, me agjendë të përbashkët dhe mandat kalimtar.

Haziri shprehet se, ndonëse tash e disa muaj është përmendur mundësia për një qeveri të pakicës – kryesisht si një pritje nga ish-opozita për të ndryshuar kursin politik – nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret që do të mund të krijonte një situatë të re politike në vend.

Sipas tij, realiteti parlamentar është i qartë: nga 11 deputetët e pakicave joserbe, shumica absolute janë treguar besnikë ndaj Vetëvendosjes, përmes figurave si Emilja Rexhepi dhe Elbert Krasniqi, të cilët – sipas Hazirit – “kanë shkuar aq larg sa që bashkëpunimin historik me LDK-në e kanë kthyer në lexim deklaratash si parti shoveniste. Kaq larg i ka çu VV-ja për interesa ditore!”.

Ai shton se edhe deputetët që kanë dalë nga partitë shqiptare, si rasti i Fatmir Limajt, nuk kanë ofruar siguri për t’iu bashkuar një qeverie alternative, ndërkohë që nëntë deputetët e Listës Serbe nuk janë pjesë e asnjë procesi politik që nga 9 shkurti.

Duke pasur parasysh këtë situatë, Haziri bën thirrje për qasje racionale dhe zgjidhje reale.

“Në këtë gjendje faktike, duhet të sillemi në mënyrë racionale drejt një opsioni për një mundësi kalimtare – me agjendë, formacion dhe qëllim të përbashkët. Për nëntë muaj do të hapeshin procese të reja dhe mundësi tjera. Përfundimisht, Qeveria e Unitetit është zgjidhja për ta nxjerrë vendin nga bllokada,” theksoi ai.