Në gjendje të rëndë nga Covid, niset drejt Turqisë 24-vjeçarja Xheni Kaba - Gazeta Express
string(72) "ne-gjendje-te-rende-nga-covid-niset-drejt-turqise-24-vjecarja-xheni-kaba"

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2021 13:54

Në gjendje të rëndë nga Covid, niset drejt Turqisë 24-vjeçarja Xheni Kaba

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2021 13:54

Covid vijon të godasë të rinjtë, ku rasti më i fundit është i 24-vjeçares Xheni Kaba, e cila gjendet e intubuar prej disa ditësh. Kjo e fundit ishte shtatëzënë dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme.

Nga dita në ditë gjendja e saj u përkeqësua, ndërsa abcneës.al mëson se e reja është nisur sëfundmi në Turqi për kurim më të specializuar.

Lexo Edhe:

Të afërmit e saj kanë bërë thirrje publike për ndihme nga qytetarët pasi mendohet se kurimi do t’i kushtojë rreth 40 mijë euro, të cilat ata nuk i kanë.

Krahas nisjes së Xhenit jashtë shtetit, lajmi tjetër i mirë në këtë rast është se foshnja gëzon shëndet të plotë dhe gjendet nën kujdesin e familjarëve.