Në gjashtë komuna në mbarë vendin ka zjarre aktive - Gazeta Express
string(50) "ne-gjashte-komuna-ne-mbare-vendin-ka-zjarre-aktive"

Maqedoni

Gazeta Express

15/07/2025 18:35

Në gjashtë komuna në mbarë vendin ka zjarre aktive

Maqedoni

Gazeta Express

15/07/2025 18:35

Në komunat: Gazi Babë, Çuçer Sandevë, Saraj, Dojran, Veles dhe Makedonski Brod vazhdojnë të jenë aktive disa vatra zjarri, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Sipas Qendrës për Menaxhim më Kriza vatrat e zjarrit për momentin nuk paraqesin rrezik për fshatrat afër këtyre zjarreve.

Gjithashtu, nga Qendra për Menaxhim më Kriza kujtojnë se dëmet tashmë të shkaktuara nga zjarret janë më të vogla krahasuar me vitin paraprak.

“Për përballjen me zjarret, për momentin janë në teren të gjitha institucionet kompetente, zjarrfikësit lokal, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Armata, Pyjet Nacionale si dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Po bëhet përpjekje që zjarret shumë shpejt të lokalizohen dhe të vihen nën kontroll”, tha Muhamed Ali, Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kujtojnë se deri më 17 korrik mbetet iu hapur konkursi për masën e re të Qeverisë “Punët Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin nga Zjarri” i cili do të zbatohet për herë të parë në vendin tonë.

Stojançe Angellov përsëriti se të interesuarit duhet të aplikojnë në Qendrat lokale për punësim në komuna të caktuara.

“Këtu do ti plotësojnë dokumentet e duhura. E rëndësishme është që me vete duhet të kenë vërtetim nga mjeku amë me të cilën konfirmohet se nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje e rëndë që do të pengonte realizimin e kësaj detyre me përgjegjësi. Nga personat që do të tregojnë interes për këtë punë do ti zgjedhim më të mirët të cilët pastaj do të kenë mundësi të pranohen si zjarrfikës profesional në  njësitë territoriale lokale të zjarrfikësve”, u shpreh Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Masa parashikon përfshirjen e 400 personave të papunë, të cilët do të angazhohen në punë publike me fokus në krijimin e brezave të zjarrit dhe aktivitete të tjera për të parandaluar dhe zvogëluar rrezikun e zjarreve.

Të gjithë ata që do tregojnë interes të konsiderueshëm, përkushtim dhe gatishmëri të lartë pas përfundimit të kësaj mase do të angazhohen përgjithmonë përmes punësimit të tyre në institucionet përgjegjëse për këtë punë.