Në garë për bordin e KPM-së edhe analistja e Vetëvendosjes, pritet vlerësimi i deputetëve - Gazeta Express
string(88) "ne-gare-per-bordin-e-kpm-se-edhe-analistja-e-vetevendosjes-pritet-vleresimi-i-deputeteve"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 11:01

Në garë për bordin e KPM-së edhe analistja e Vetëvendosjes, pritet vlerësimi i deputetëve

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 11:01

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari ka publikuar emrat e personave që kanë garuar për bord të KPM-së dhe të RTK-së, raporton Gazeta Express.

“Në javët në vijim do të zhvillohen dy procese shumë të rëndësishme, përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media dhe të RTK-së (anëtarët nga jo shumica nuk janë të parëndësishëm se kanë të drejtë vote sikur tjerët)”, ka shkruar Kusari në Facebook, derisa, ka publikaur emrat  e disa kandidatëve që kanë kandidauar për këto pozita, e që i ka siguruar përmes kërkesave për qasje në dokumente publike.

Lexo Edhe:

Në emrat që ka publikuar Kusari është edhe ai i analistes, Luljeta Aliut, që njihet për qëndrimet e saj pro Lëvizjes Vetëvendosje.

Luljeta Aliu është në mesin e personave që po synojnë pozitë në Bordin e KPM-së.

Luljeta Aliu në vazhdimësi në qëndrimet e saj ka qenë në vijë me ato të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të njëjtat qëndrime i ka shpërndarë edhe në profilin e saj në Facebook./Express/