Mediat amerikane kanë raportuar se agjencia hapësinore amerikane NASA do të përshpejtojë planet për të ndërtuar një reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030 – projekt që vjen si pjesë e ambicies së SHBA-së për të ndërtuar një bazë të përhershme ku njerëzit të jetojnë në sipërfaqen hënore.
Sipas “Politico”, drejtuesi në detyrë i NASA-s iu është referuar planeve të ngjashme nga Kina dhe Rusia, duke paralajmëruar se këto dy vende “mund të shpallin një zonë të ndaluar” në Hënë.
Megjithatë, raportohet se ka ende pikëpyetje nëse ky synim dhe afati kohor janë realistë, duke pasur parasysh shkurtimet e fundit të thella në buxhetin e NASA-s.
Dihet se vendet si SHBA, Kina, Rusia, India dhe Japonia po garojnë për të eksploruar sipërfaqen hënore, dhe disa prej tyre planifikojnë vendbanime të përhershme për njerëzit.
“Për të avancuar siç duhet këtë teknologji kritike — për të mbështetur një ekonomi të ardhshme hënore, për të prodhuar energji të fuqishme në Mars dhe për të forcuar sigurinë kombëtare në hapësirë, është e domosdoshme që NASA të veprojë shpejt,” ka shkruar sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, i cili është emëruar përkohësisht në krye të NASA-s nga presidenti Donald Trump, sipas “Neë York Times”.
Raportohet se poashtu është bërë thirrje për propozime nga kompani private për të ndërtuar një reaktor që të gjenerojë të paktën 100 kilovat energji.
Kujtojmë se, ideja e ndërtimit të një reaktori bërthamor si burim energjie në Hënë nuk është e re, pasi në vitin 2022, NASA ndau nga 5 milionë dollarë për tre kontrata me kompani që të hartonin dizajnin e një reaktori.
Ndërkohë, në maj të këtij viti, Kina dhe Rusia njoftuan se planifikojnë të ndërtojnë një stacion të automatizuar të energjisë bërthamore në Hënë deri në vitin 2035.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...