Në fundjavë do të nisë sezoni i ri në Superligë dhe në Ligën e Parë - Gazeta Express
string(67) "ne-fundjave-do-te-nise-sezoni-i-ri-ne-superlige-dhe-ne-ligen-e-pare"

Futboll

Gazeta Express

12/08/2025 15:03

Në fundjavë do të nisë sezoni i ri në Superligë dhe në Ligën e Parë

Futboll

Gazeta Express

12/08/2025 15:03

Këtë fundjavë nis edicioni i ri garues 2025/26 në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë.

Kjo e fundit, nga ky edicion rikthehet së funksionuari si një ligë unike me 18 ekipe, e jo si në edicionet e fundit kur ishte e ndarë në dy grupe, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në Superligë, dy ndeshje të javës së parë, Gjilani – Ballkani dhe Ferizaj – Drita, të parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë, janë shtyrë për një datë tjetër me kërkesë të FC Drita dhe FC Ballkani, për shkak të angazhimeve të tyre në garat evropiane, Drita luan ende në UEFA Europa League, derisa Ballkani në UEFA Conference League.

Nga ky edicion, garat do të zhvillohen me platformën e re dixhitale “My FFK”, e cila garanton menaxhim më efikas, transparencë më të madhe dhe qasje më të lehtë në të dhënat zyrtare të ndeshjeve për klubet dhe opinionin.

Superliga – Java e parë

E diel, 17 gusht

Dukagjini – Prishtina

Malisheva – Prishtina e Re

Drenica – Llapi 

Liga e Parë – Java e parë

E shtunë, 16 gusht

Prizreni – Trepça ’89

Trepça – Istogu

Ramiz Sadiku – 2 Korriku

Vëllaznimi – Feronikeli 74

Besa – Vushtrria

Kika – KEK-u

Suhareka 23 – Vjosa

Dinamo – Tefik Çanga

Rilindja – Liria

Të gjitha këto takime do të luhen në orën 16:30.