Në fund Miloseviq doli para gjyqit në Hagë, as Vladimir Putin nuk është mbi ligjin - Gazeta Express
string(81) "ne-fund-miloseviq-doli-para-gjyqit-ne-hage-as-vladimir-putin-nuk-eshte-mbi-ligjin"

OP/ED

Gazeta Express

24/03/2023 9:58

Në fund Miloseviq doli para gjyqit në Hagë, as Vladimir Putin nuk është mbi ligjin

OP/ED

Gazeta Express

24/03/2023 9:58

Njoftimi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) i lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar për Vladimir Putinin është i një rëndësie historike. Në një farë mënyre, kjo ka qenë e pashmangshme, sepse tek e fundit kjo është lufta e paligjshme e presidentit rus.

Por pak njerëz brenda apo jashtë Ukrainës besonin se kjo do të ndodhte kaq shpejt. Aktualisht po ngrihet pyetje konkrete në lidhje me praktikat e dorëzimit të Putinit në gjykatë, si, ku, kur? Por arsyetimi thelbësor është i pamohueshëm.

Lexo Edhe:

Përgjegjësia e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të nivelit të lartë, është pikërisht arsyeja pse u themelua kjo gjykatë 25 vjet më parë. Nëse nuk do të shpallej në kërkim Putin, atëherë kush duhet shpallur? Ky është urdhri i parë i ICC-së që lëshohet në lidhje me luftën në Ukrainë.

Dhe mund të supozojmë se do të pasohet nga shumë të tjerë. (Shumica e analistëve presin deri në 10 urdhër-arreste për zyrtarët më të lartë rusë). Akuzat janë të kufizuara, duke thënë se ka “baza të arsyeshme” të besohet se Putin dhe komisionerja ruse e të drejtave të fëmijëve, Maria Lvova-Belova, janë përgjegjës për dërgimin e qindra fëmijëve nga Ukraina e pushtuar në Rusi.

Pas një heshtjeje fillestare, analistët kryesorë pro-Kremlinit nisën kërcënimet bërthamore. Prezantuesi i njohur televizionit shtetëror rus, Vladimir Solovyov, bëri thirrje për një “sulm të menjëhershëm bërthamor” ndaj çdo vendi që mund të guxonte të arrestonte liderin rus. Të tjerët bënë kërkesa të ngjashme.

Kjo gjuhë tregon se sa shumë është tronditur Kremlini nga ky zhvillim. Një gjykatë ndërkombëtare e ka cilësuar liderin e njërit prej vendeve më të fuqishme në botë si të dyshuar për krime lufte, me një urdhër-arrest pa një datë skadence.

Kjo lëvizje ka pasoja serioze, jo vetëm për samitin e ardhshëm të vendeve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), që do të mbahet në Afrikën e Jugut në muajin gusht. Çdo vend që ka ratifikuar statutin themelues të ICC-së, Statutin e Romës, është i detyruar të arrestojë një të paditur nëse ai hyn në juridiksionin e atij vendi.

Afrika e Jugut, mikpritësja e këtij viti e samiti të BRICS, është anëtare themeltare e ICC.

Me pak fjalë:loja vazhdon. Ekzistojnë 3 skenarë se çfarë mund të ndodhë. Mundësia e parë: Putini mund të udhëtojë për në Afrikën e Jugut dhe të arrestohet sapo të dalë nga avioni.

Ky zhvillim dramatik është i pamundur për arsye të dukshme, përveç rastit kur Putin do të ketë ndërmarrë më shumë akte vetë-shkatërruese sesa kemi parë deri më tani. Një mundësi e dytë është që ai të udhëtojë, pasi të ketë marrë garanci nga Afrika e Jugut se do ta sfidojë ICC- në dhe do ta lërë atë në paqe.

Në vitin 2015, qeveria e Afrikës së Jugut injoroi një urdhër nga gjykata e Hagës, duke e lejuar liderin sudanez Omar al-Bashir të largohej i patrazuar nga samiti i Bashkimit Afrikan, duke pretenduar më pas se ai gëzonte imunitet si kryetar shteti. Shoqëria civile u indinjua nga ky veprim.

Me vonë një gjykatë e Afrikës së Jugut vendosi se qeveria ishte sjellë “në mënyrë të turpshme”. Por 8 vjet më vonë, situata është ndryshe. Vizita e Putinit do të zhvillohet në  qendër të vëmendjes globale. Këtë javë, Afrika e Jugut deklaroi se “i njeh detyrimet e saj ligjore”, gjë që tingëllon sikur nuk dëshiron të provokojë sërish gabimin e Bashir.

Mesazhi me sa duket do të dëgjohet në këtë mënyrë edhe në Kremlin. Dhe kjo ka na çon tek rezultati i tretë dhe më i mundshëm:Mospjesëmarrja e Putin në samit. Kjo është një mënyrë e sigurt për të siguruar që ai të mos arrestohet, ndiqet penalisht apo burgoset për shumë vite.

Po ashtu ai e shpëton Afrikën e Jugut nga një dilemë shumë e sikletshme për aleatin e saj. Por ky skenar nuk është pa fare kosto për Putinin. Sepse nuk do të ofronte një figurë të bukur për një lider që i pëlqen gjithmonë të tregojë fuqinë e tij.

Arsyeja e vërtetë e mos-pranisë në samit do të ishte e qartë për të gjithë, përfshirë miliona rusë. Pra do të ishte efektivisht një etiketë me mbishkrimin “i dyshuar për krime” lufte” i ngulur në ballin politik të Putinit. Natyrisht një aktakuzë nuk çon domosdoshmërisht në një gjykim të shpejtë.

Por rrethanat ndryshojnë, siç e kanë zbuluar të tjerët, nga lideri serb i Bosnjës Radovan Karadžić tek diktatori i Çadi, Hissène Habré. Omar Bashir është tani në burg. Qeveria sudaneze premtoi ta dorëzojë në Hagë, edhe pse ka pak shenja se do të ndodhë diçka e tillë.

Paralelja më e afërt, si për Putinin ashtu edhe për prokurorët, është Slobodan Milosevic, lideri serb i paditur nga një gjykatë për krimet e luftës në Hagë në vitin 1999. Ai u tha njerëzve të tij – në një argument që ndoshta do t’i bëjë jehonë  edhe Putin – se aktakuza nuk ishte për shkak të krimeve të tij, por sepse ai kishte mbrojtur dinjitetin e vendit të tij.

Por i padituri Miloshevic u pa në Serbi si një pengesë për një jetë më të mirë. Në tetor 2000, unë qëndroja mes turmave të mëdha në Beograd, të cilët brenda dy javësh e detyruan të largohej nga pushteti presidentin e plotfuqishëm.

Disa muaj më vonë, në qershor 2001, dy vjet pas aktakuzës fillestare, qeveria serbe e dorëzoi Milosevic në Hagë. Ai vdiq pas hekurave në mesin e gjyqit ndaj tij për gjenocid. Asgjë në Rusinë gjigante nuk do të jetë aq e thjeshtë sa kaq, sidomos në një kontekst ku opozita është shtypur kaq ashpër gjatë shumë viteve.

Por fati i Milosevic mund t’i shkaktojë disa netë pa gjumë Putinit paranojak. Njoftimi i javës së kaluar nga IÇ është i mirëpritur dhe mund t’i hapë rrugën më shumë urdhër-arresteve.

Siç e konfirmojnë edhe sondazhet, drejtësia është e një rëndësie të madhe për ukrainasit. Por ajo është e rëndësishme për ata që kanë vuajtur nga krimet e kryera në zonat e konfliktit në mbarë botën.

Shënim:Steve Crawshaw, ish-drejtor i degës së Human Rights Watch në Britaninë e Madhe.