Në foton e reagimit, Agnesa Vuthaj shfaqet me veshje prej 100 mijë euro - Gazeta Express
string(70) "ne-foton-e-reagimit-agnesa-vuthaj-shfaqet-me-veshje-prej-100-mije-euro"

Në foton e reagimit, Agnesa Vuthaj shfaqet me veshje prej 100 mijë euro

Gazeta Express

14/01/2020 16:43

Agnesa Vuthaj shfaqet në një veshje super të shtrejtë, ku vetëm aksesorët që mban kapin vlerën 100 mijë euro!

Gjatë ditës së djeshme, me apo pa dashje, Agnesa Vuthaj ka marrë vëmendje të madhe dhe është bërë personazhi më i përfolur i ditës.

Lexo Edhe:

Kjo për faktin se në media ka dalë një lajm se ajo është në lidhje me një miliarder indian.

E pikërish ky lajm ka bërë që miss-i nga Kosova të reagojë me anë të një postimi duke mohuar këtë gjë, shkran Gazeta Express.

Megjithatë, ajo në foton e parë të postimit, ka vënë një fotografi ku shihet e buzëqeshur, e ulur në një aeroplan privat dhe me një veshje që kap shifrën e hiç me pak se 100 mijë eurove.

View this post on Instagram

* Vazhdimin e reagimit tim mund ta lexoni ne foto 2, 3, 4…. Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte. Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time. Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres. Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33. Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja. Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqiperisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore. Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur. Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor. …vazhdon ne foto

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Këtë e ka zbuluar faqja në Instagram, ‘whattheywearin’, duke treguar se vetëm çanta e dorë e firmës Hermes kushton 80 mijë euro!

Më pas, ora e dorës e firmës Rolex që Agnesa mban në momentin e fotos kap vlerën e mbi 10 mijë eurove, ndërsa një dorëzore Cartier kushton 10 mijë e 100 euro./Gazeta Express/