Një retrospektivë në tetëdhjetë filma ku gjurmohet kreativiteti i pashoq i gadishullit në vitet 1970, deri në këngën e tij të mjellmës, para rikthimit të tij te Kina, në 1997.
Mundet që ta shohim një ditë kinemanë e HongKongut si një lloj Atlantide, ishullit të famshëm mistik të antikitetit për të cilin tregon Platoni, ishull që u përpi nga dallgët e Oqeanit.
Në fakti, një kinematografi, nga më kreativet dhe sharmantet, e konsideruar ka kohë si e treta në prodhim nga volumi botëror pas Bollywood dhe Hollywood na pret ngadalësisht në sytë tanë.
Në mes të viteve 1990, kinemaja botërore rregullohej me orën hongkongeze: talentet e gadishullit ndanin vagonët duke ridinamizuar kinemanë e aksionit amerikan, John Woo shihte para syve të tij një buxhet të jashtëzakonshëm për Mission Impossible 2 (2000), koreografi Yuen Woo-ping dirigjonte luftimet e triologjisë Matrix dhe ato të diptikut Kill Bill.
Në të njëjtën kohë, kineastë të tjerë si Wong Kar-Wai (In the mood for love,2000) ose Johnie To (Election,2005) hynin në kompeticionet e festivaleve më të mëdhenj ndërkombëtarë.
Zbulimi në pamje të parë i kinemasë me etiketën “HK” shenjoi këngën e mjellmës. Një korriku 1997, u vu tallalli: HongKongu, ish koloni e Britanisë, do i kthehej Kinës, duke shkaktuar kështu pakënaqësi në një prodhimtari që kishte zënë strehë në një ekonomi liberale. A.K./TemA