Në Ferizaj ka vdekur një 58-vjeçar, dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i katërt - Gazeta Express
string(98) "ne-ferizaj-ka-vdekur-nje-58-vjecar-dyshohet-se-ka-rene-ne-hapesiren-e-ashensorit-nga-kati-i-katert"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 18:45

Në Ferizaj ka vdekur një 58-vjeçar, dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i katërt

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 18:45

Sot rreth orës 09:20, policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Sadik Bega” – Ferizaj, një person dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit, kati i katërt i një ndërtese kolektive.

Kanun Veseli, zëdhënës në policinë e Ferizajt, tha për Express se “njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur gjithashtu ekipi i Emergjencës dhe ai i Zjarrfikësve. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”.

“Personi i vdekur është një mashkull kosovar, 58 vjeç”, konfirmoi Veseli për Express.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, përfundoi ai.