Në emisionin sportiv “Favorit” është kërkuar që Shqipëria ta tërheq kandidaturën e përbashkët me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian për U21 në vitin 2027.
Provokimet që i bënë sot tifozët serbë ndaj shqiptarëve ishin të papranueshme, e njëjtë u tha edhe në studion e “Favoritit”
Zyrtarja e FFK-së, Alba Morina tha se personalisht do të donte që FSHF ta tërheq kandidaturën
“Nuk dua të prononcohem si zyrtare e FFK-së për projektin e Shqipërisë me Serbinë për Europianin U-21. Besoj se FFK do të del me një qëndrim në kohën e duhur rreth kësaj. Por personalisht do të doja ta shihja Shqipërinë ta tërheq kandidaturën”, tha Morina
E i ashpër për këtë ishte edhe Granit Begolli që tha se është e palogjikshme të organizohet Evropian me Serbinë, kur tifozët e tyre e djegin flamurin shqiptar.
“Duke e parë formën se si na trajtojnë, na djegin flamurin, nuk e di me çfarë logjike do ta organizojmë Evropianin U-21 me Serbinë. Shpresoj që kryetari Duka do të tërhiqet. Po shihet se nuk mundemi me pas miqësi me ta”, tha Begolli.