Në emër të kujt e çfarë ideali të rremë i jeni vërsulë Republikës - Gazeta Express
string(65) "ne-emer-te-kujt-e-cfare-ideali-te-rreme-i-jeni-versule-republikes"

Gazeta Express

29/05/2020 14:07

Në emër të kujt e çfarë ideali të rremë i jeni vërsulë Republikës

Gazeta Express

29/05/2020 14:07

Kosova është Republikë që funksionon nën një sistem qeverisës parlamentar ku dega ekzekutive – Qeveria – nxjerr legjitimitetin e saj dhe i përgjigjet legjislaturës – Parlamentit

Armat Matoshi

Lexo Edhe:

Është e vërtetë që demokracitë krijojnë vazhdimisht kriza –  krijojnë një ambient perfekt për një numër demagogësh që brohorasin slogane nacionaliste dhe që praktikojnë retoriken marksiste. Të gjithë ndërkohë duke u mbuluar në mënyrë kundër simbolike me flamurin e demokracisë – por në të njëjtën kohë demokracitë posedojnë edhe burimet dhe mekanizmat për vetëkorrigjim.

Në shumicën e demokracive ndodhë një fenomen – edhe pse i rrallë – që njihet si “hung parliaments”. Që i bie se në Republika parlamentare mund të ketë dy qeveri brenda një legjislature dhe askush nuk mund t’a mbajë peng aparatin shtetëror. Nuk jemi as rasti i parë e as i fundit. Këto probleme zgjidhen nga një sërë rregullash ose konventash të pashkruara të trashëguara nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas praktikës së Mbretërisë së Bashkuar – ku edhe buron koncepti i parlamentarizmit modern – nëse parlamenti voton në mënyrë të suksesshme mocionin e votëbesimit,  qeveria nuk mund të thërras në mënyrë të njëanshme zgjedhje. Ata kanë katër mundësi, por ajo që ndodh më pas varet krejtësisht nga parlamenti.

1. Mocion për shpalljen e zgjedhjeve. Ky mocion kërkon 2/3 e votave.

2. Qeveria ose opozita kërkon mocion votëbesimi. Nëse mocioni votohet suksesshëm nga parlamenti, kjo do të qonte në një periudhë 14-ditore, pas së cilës do të iniciohej një votim i dytë i mocionit ose do te shpalleshin zgjedhjet. Askush nuk e ka provuar ende këtë mekanizëm, kështu që është e mundur që ai gjithashtu mund të kthehet në opsionin një ose opsionin katër më poshtë.

3. Kryeministri thjesht jep dorëheqjen plotësisht. Pastaj bëhet pyetja se kush do të jetë në gjendje të qeverisë me vendin. Kjo do të përcaktohet përmes një kombinimi të ndarjes së vendeve, marrëveshjeve me partitë e tjera dhe diskutimeve midis politikanëve. Mbretëresha/Presidenti duhet të mbahet jashtë çdo polemike dhe i mbetet detyrë e politikanëve të përcaktojnë se çfarë ndodh më pas.

4. Të vazhdojnë të qeverisin – kjo varet nëse opsionet e mësipërme dështojnë.

Kryeministrit në detyrë i jepet edhe një mundësi të krijojë një qeveri të re. Kryeministri mund të vendosë të negociojë me partitë e tjera për të formuar qeverinë. Nëse dështon në formimin e një koalicioni tjetër – përfaqësimi proporcional ka tendencë pothuajse gjithmonë të prodhojë koalicione: shumë vende në Evropë aktualisht kanë një qeveri koalicioni – rekomandohet që lideri i partisë se dytë më të madhe të ftohet dhe të provojë t’a formojë një qeveri tjetër. Pra, partia me numrin më të madh të ulëseve jo domosdoshmërisht formon qeverinë, por është kandidati më i mundshëm. Siç shihet, herë pas here partia tjetër më e madhe mund ta bëjë këtë, me mbështetjen e partive të treta dhe/ose të vogla.

Partitive opozitare u mbetet për detyrë ta sfidojnë rregullisht qeverinë. Kryeministrat mund të largohen nga pushteti sa herë që humbasin besimin e shumicës së parlamentit.

Për këtë arsye, seancat parlamentare janë sidoqoftë më të mirat që kanë mundur të gjejnë popujt deri tani për vetëdrejtimin dhe kryesorja për ta ruajtur veten me sa është e mundur nga thundra e tiranisë së një personi.

P.S. Më parë të rimëkëmbët ekonomia pastaj ta vrasim mendjen për zgjedhjet.