Në emër të kombit, për cilin komb punojnë Albini e Vjosa - Gazeta Express
string(55) "ne-emer-te-kombit-per-cilin-komb-punojne-albini-e-vjosa"

Në emër të kombit, për cilin komb punojnë Albini e Vjosa

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

09/06/2022 8:36

Nga Prof. Jeton Kelmendi, PhD

Se për kaç shumë vite çështje kombëtare ka qenë pjesë e pothuajse çdo debati dhe bisede në medie nga Albini, për tu përforcuar së fundi edhe nga Vjosa, kjo është diçka që secili e di, sepse e ka pa dahur e padashur. Pra në emër të kombit sa e sa marifetet i kemi pa, madje ky njeri ka dale edhe me kërkesa dhe ulurima për bashkim me Shqipërinë, e deri tek sulmi dhe sharja e fyerja ndaj përsonaliteteve të vendeve mike, kuptohet pasi ja doli t’i shante gati krejt ata dhe ato që ishin figura politike, e që i bënin pëngesa atij. Thënë shkurt dhe shqip, Albin Kurti është ngritur politikisht mbi ketë parim, por a ti kthehemi pak ta analizojmë punën e tij se kujt bre i ka shërbyer dhe po i shërben.

Derisa ky person nga Mali i Zi nuk ja doli të ulet në kolltukun e pushtetit, dorën në zemër nuk është se nuk dukej i arsyeshëm, sidomos për laikët e politikës. E kur populli i besoj me shumicë, hiç më pak se gjysma dhe e votoj, por kësaj radhe tandem me një përson tjetër, Vjosa Osmani e cila punën e vet në emër të kombit nuk e kishte si shefi i ri, por gjithëçka arriti duke share e pështyrë, thjeshtë i kishte bërë tabelë qitjeje krerët e shtetit, madje edhe shefat e vet partiak, që e bënë deputete. Pra, me 2021 shumëkushi tha lumtë ne, sepse në emër të kombit, tani do të punohet për kombin. Kësi soji, kemi në pushtet një kastë politike e cila çdo gjë po bën në emër të kombit por cilit komb po i shërben?

Nëse Kosova dhe Shqipëria janë në një situate, ku kurrë nuk ka pasur raporte kaç të ftofta, e për ketë nuk ka dilema askush sepse secili që do, mund ta sheh. Nëse Kryeministri dhe Vjosa nuk pritën në Shtëpinë e Bardhë, gjë kjo që nuk ka ndidhur më pare, e edhe për ketë dihet e vërteta, serish nuk po dihet mire se cilit komb po i shërbejnë ky binom. Nëse në emër të kombit janë rrotulluar kamionë me mallëra serbe, kur Serbia eksportonte mallëra shumë më pak se tani në ketë pushtet, ndërsa tanimë eksporti nga Serbia është rritur mbi 70 përqind. Një njeri i cili del hapur kundër ish kryetarit të ShBA-ve Donald Tramp dhe administrates së tij, ndërsa as Kryetari aktual Gjo Bajden as që bëhet fjalë ta takoj, kurse ShBA dihet se është vendi që e çliroj Kosovën, e pranoj Shqipërinë në NATO dhe poashtu e njohu Kosovën shtet, pra me këto raporte që ka Albini dhe Vjosa, kujt i shërben?

Marrëveshtjet dhe obligimet e marra në raporte ndërkombëtare akoma nuk zbatohet, derisa ShBA dhe aleatët për disa here me radhë i bëjnë ftesë institucioneve të vendit t’i zbatojnë ato. Dhe argumenti tjetër është projekti ‘Ballkani i hapur’, ku Albini dhe Vjosa janë pozicionuar serish gabim, duke e prjashtuar Kosovën. Nëse ShBA-të zyrtarisht thonë se janë për një project të tillë, pse duhet kaç gulçtje dhe kaç vetpërjashtim?… Nëse Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë anëtarë të NATO-s dhe aleat të perëndimit, pse u dashka të frikësohemi nga Ballkani i Hapur, madje Vjosa harron se është Kryetare e Shtetit, por bënë punën e një analistës, duke komentuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm Ru, Lavrov, kuj bre po i shërben kjo zonjë? Cilit komb athua? Në fakt ka shumë këso veprimesh, në emër të kombit, kinse po mbrohemi nga Serbia, e në fakt nuk i shërbejnë Kosovës. Vuçiq përmes Ballkanit të Hapur, duket se po e përgatit njohjen e Kosovës, duke ja njohur fillimisht dokumentet, ndërsa vetpërjashtimi i Kosovës po e pëngon një veprim të tillë.