Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se në zgjedhjet e dhjetorit kjo parti do të garojë vec me emrin LDK.
Sipas tij, nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.
“Do të garojmë në zgjedhje me emrin tonë LDK, nuk do të ketë koalicione parazgjedhore. Do të ketë një listë që është lista e LDK-së. Ata që dojnë me garu në këtë listë dhe me programin tonë për zhvillimin e vendit, ejani të bashkëngjiteni”, tha Zogaj në Frontal, transmeton Express.
Ai konformoi se përvec me Nismën, LDK është në bisedime edhe me “grupe politike tjera që kanë shpreh interesim me garu në zgjedhjet e radhës”, duke sqaruar bashkëpunimin e mundshëm të LDK-së me partitë e tjera.
Video:
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...