Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës ka hyrë sot në ditën e tretë, me punimet që nisën në orën 09:00. Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, janë hapur 223 nga 1282 kuti votimi në total.
Të dhënat e deritanishme tregojnë lëvizje në votat e partive kryesore. Partia Demokratike rezulton me 113 vota të pamerituara, ndërsa Partia Socialiste me 110 të tilla. Këto janë vota të pavlefshme ose të marra gabimisht nga partitë më të vogla.
Ndërkohë, edhe partia “Nisma Shqipëria Bëhet” ka humbur 11 vota, ndërsa partia “Mundësia”, që po lufton për të ruajtur mandatin e dytë, nuk ka përfituar asnjë votë të pamerituar deri tani.
Në nivel kandidatësh, ndryshime ka edhe në rezultatin personal:
Ilir Alimehmetit (PD) i janë zbritur 20 vota
Jorida Tabakut (PD) 10 vota
Ilir Metës (PL) 13 vota
Olta Xhaçkës (PS) 14 vota
Blerina Gjylametit (PS) vetëm 1 votë