string(117) "ne-diten-e-evropes-kosova-nen-sanksione-dhe-pa-institucione-funksionale-fol-nuk-eshte-gjendja-qe-do-te-duhej-te-ishte"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 8:04

Në Ditën e Evropës Kosova nën sanksione dhe pa institucione funksionale, FOL: Nuk është gjendja që do të duhej të ishte

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 8:04

Me institucione ende të pakonstituuara pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, Kosova po shënon 9 majin, Ditën e Evropës në një krizë politike dhe institucionale.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, tha në një intervistë për Ekonomia Online se kjo situatë e zbeh përkushtimin ndaj integrimit evropian.

“Fatkeqësisht jemi, jo në gjendjen më të mirë të mundshme që do të duhej të ishte Kosova. Jemi ende nën sanksione nga BE-ja, masa që si duket pa një qeveri të formuar edhe nuk do të fillojnë që të largohen. Fatkeqësisht, as pas tre muajve nga mbajtja e zgjedhjeve, ne vazhdojmë të mos kemi as Kuvendin e konstituuar e aq më pak mandej qeverinë. Kështu që nuk është gjendja më e mirë, në të cilën do të duhej të ishte Kosova në këtë ditë të shënuar, Ditën e Evropës”, tha ajo.

Demolli-Nimani theksoi se mungesa e progresit institucional rrezikon drejtpërdrejt perspektivën evropiane të Kosovës, përfshirë edhe synimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, një nga qëllimet kyçe të vendit.

“Aq më shumë, kur kemi shumë punë për të bërë nëse synimi ynë është drejt integrimit në institucionet evropiane, siç është edhe në këtë rast edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës, që fatkeqësisht jemi mbrapa. E dimë se çfarë ndodhi vitin e kaluar e si duket këtë vit as nuk do të ketë gjasa fare që të vazhdohet me procedim me aplikim”, tha ajo