Kontribuesit të arsimit shqip në vitet 90'të Mehmet Aliu Hertica i ndahet mirënjohje në hapësirat e Parlamentit të Italisë - Gazeta Express
string(145) "ne-ditelindjen-epresidentit-rugova-mehmet-aliu-hertica-nderohet-me-cmimin-the-universities-network-award-2025-ne-hapesirat-e-parlamentit-evropian"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 21:02

Kontribuesit të arsimit shqip në vitet 90’të Mehmet Aliu Hertica i ndahet mirënjohje në hapësirat e Parlamentit të Italisë

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 21:02

Mehmet Aliu Hertica, në emër të familjes Hertica është nderuar në hapësirat e Parlamentit Italian me mirënjohjen e The Universities Netëork Aëard 2025” nga “Universities Netëork for Children in Armed Conflicts.

Për këtë njoftoi djali tij, Fadil Aliu, i cili tha se këto univeristete çdo vit zgjedhin dhe nderojnë me mirënjohje personalitete të veçanta nëpër botë.

“Nder i jashtëzakonshëm që sot më 2 dhjetor, në datëlindjen e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, babai im Mehmet Aliu Hertica, në emër të familjes Hertica në hapësirat e Parlamentit Italian, pranoi mirënjohjen “The Universities Netëork Aëard 2025” nga “Universities Netëork for Children in Armed Conflicts”, të cilët çdo vit zgjedhin dhe nderojnë me mirënjohje personalitete të veçanta nëpër botë.  Kjo mirënjohje, prindit tim në emër të familjes Hertica, iu nda për kontributin e dhënë për arsimin shqip gjatë viteve ‘90-të, gjegjësisht për shtëpitë shkolla”.

“Ky vlerësim ndërkombëtar, është vlerësim e mirënjohje për secilin e secilën që kontribuoi në forma të ndryshme për liri e pavarësi.  Vetorganizimi i arsimit shqip në Kosovën tonë, ishte vetëm një segment i Rezistencës Aktive Paqësore, e cila ruajti dinjitetin dhe identitetin tonë, e prirë nga Ati themeltar i Republikës sonë, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement