Në Dibër filloi edukimi i këshillave zgjedhorë - Gazeta Express
string(46) "ne-diber-filloi-edukimi-i-keshillave-zgjedhore"

Në Dibër filloi edukimi i këshillave zgjedhorë

Gazeta Express

03/07/2020 13:59

Në Dibër nisi sot edukimi për anëtarët e këshillave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Në komunën tonë ka 27 vendvotime, e me këtë 270 anëtarë të tyre. Për shkak të sigurimit të distancës fizike, edukimi do të zgjasë për disa ditë. Sot dhe në dy ditët e ardhshme për administratorët, ndërsa të hënën për përfaqësuesit e partive politike”, Elmira Bakalli, kryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Lexo Edhe:

Këshillat zgjedhore përbëhen nga 10 anëtarë, gjashtë prej të cilëve janë administratorë, ndërsa katër janë përfaqësues të partive politike.

Në dy ditët e kaluara, në Qendrën Zhupa u zhvillua edukimi për anëtarët e këshillave zgjedhorë.

Sipas kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor Eran Zyber, në këtë komunë ka 16 vendvotime, përkatësisht këshilla zgjedhore me 160 anëtarë.

Të dy komunat i përkasin Njësisë së pestë zgjedhore, me ç’rast Komuna e Dibrës është për herë të parë në tërësi këtë njësi zgjedhore. Paraprakisht, numri më i madh i qendrave të votimit ishin në Njësinë e gjashtë zgjedhore dhe vetëm disa në NJZ5.