string(154) "ne-dere-te-burgut-eshte-kthy-prape-per-akuzen-e-re-per-trafik-droge-metoda-te-udbse-pasunia-e-tij-eshte-nje-banese-pse-u-arrestua-tahir-zemaj-nevitet-80te"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 23:15

“Në derë të burgut e kanë kthy me akuzën e re për trafik droge –metoda të UDB. Pasuria e tij është një banesë”. Si ishte arrestuar Tahir Zemaj në vitet ’80’të?

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 23:15

Në emisionin Pressing në T7, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shpalosur detaje ekskluzive për veprimtarinë e ish-komandantit të UÇK-së Tahir Zemaj.

Ai tregoi për akuzën e dytë, të montuar kinse për drogë për ta mbajtur sërish burgun. Më pas tregon edhe ikjen nga burgu i Dubravës, në vitin 1991, për çka i kishin ndihmuar gardianët shqiptarë.

“Arrestimi ka ndodhë në banesën e tij në Dardani që e ka edhe sot e asaj dite edhe psuria e tij e vetme edhe pasluftës ka qenë ajo banesë. Pasuria e tij dhe e familjes e vetme edhe pasluftës, përkundër këtyre komandantëve të tjerë të suksesshëm që gjoja kanë bo luftë çlirimtare e tani lufta e tyre paslufte dallon në pjesën e pasurimit…”, tha Zemaj në Pressing.

“Është dënu 2 vjet e 7 muaj për atë pjesë. Në ditën kur ka shku prindi im dhe familjarët e tjerë me marrë në burgun e Leskocit(Serbi), s’e ki edhe të burgosur politikë shqiptarë që e kanë taku atje. Në ditën kur ka shku në burg me çantë në dorë ka qenë kur i ka dalë urdhëri tjetër që je i arrestuar edhe njëherë, gjoja për trafik droge në Prishtinë. Kjo është e vërteta, ne Leskoc, nuk është arrestu Tahir Zemaj në Prishtinë”.

“Pas dy vitesh dmth, e ka kry dy të tretat e burgut dhe familja ka shku me marrë, në derë është rikthyer prap në burg me akuzën e re”.

A e mban burgun për akuzën e dytë? U pyet Zemaj në Pressing.

“Për akuzën e dytë ka qëndru një vit e diçka, nëse s’gaboj, kur ka ikë nga burgu i Dubravës. Ka ikë Tahir Zemaj nga burgu i Dubravës në Istog, dhe ki gardianë shqiptarë që i kanë ndihmu në verën e vitit 1991”, tha Zemaj.

“Patriotë shqiptarë i kanë ndihmu me ikë, gardianë”, tha ai.

“Pastaj në Gjermani, Tahir Zemaj, nuk ka nejtë duarkryq prap është angazhu”, tha ai.

Emisionin “Pressing”, mund ta ndiqni KËTU