Palestinezët duan ta krijojnë një shtet të pavarur në atë që sot është Bregu Perëndimor dhe Gaza, të okupuar nga Izraeli.
Zgjidhja me dy shtete ka marrë një shtysë kohët e fundit, me njohjen e shtetësisë palestineze nga vende si Britania e Madhe dhe Franca.
Në Gaza, më shumë se 67,000 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë, shumica e dy milionë banorëve janë zhvendosur herë pas here, dhe një pjesë e madhe e territorit është në rrënoja.
Në Bregun Perëndimor, ku jetojnë rreth tre milionë palestinezë, vendbanimet izraelite vazhdojnë të zgjerohen – 700,000 hebrenj izraelitë jetojnë në këtë zonë – duke shkatërruar shpresën për një shtet të qëndrueshëm.
Vitinin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në një opinion këshillues, tha se okupimi izraelit ishte i paligjshëm dhe duhet të përfundojë. Benjamin Netanyahu ka thënë se kurrë nuk do të ketë shtet palestinez dhe, nëse nuk ushtrohet presion real nga SHBA-ja, përpjekjet për një zgjidhje afatgjatë nuk do të çojnë askund.
Dhuna në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar që nga 7 tetori, veçanërisht nga vendësit hebrenj, të fuqizuar nga retorika anti-palestineze e qeverisë së tyre dhe nga një impunitet praktikisht i garantuar, shpesh të mbrojtur nga ushtarët izraelitë.
Ka pasur shqetësim se sulmet e pakontrolluara së bashku me bastisjet e shumta të ushtrisë izraelite mund të çojnë në një shpërthim dhune. Kjo nuk ka ndodhur – të paktën jo deri tani.
Shumë këtu po i ndjekin bisedimet në Egjipt duke shpresuar se ato do tëa sjellin fundin e luftës në Gaza, shkruan BBC. Por ata e dinë se, pavarësisht pretendimeve të Presidentit Trump për paqe të përhershme, kjo nuk do ta përfundojë këtë konflikt.