Në ngjarjen e radhës të programit të ChWB ‘Në bisedë’, në Prishtinë vjen shkrimtarja shqiptaro-amerikane Ledia Xhoga. Asaj do t’i bashkohet shkrimtarja dhe përkthyesja Doruntina Vinca në një bisedë mbi romanin e saj debutues Keqkuptimi, që u përzgjodh në listën për çmimin prestigjioz Booker Prize 2025.
Në Nju Jorkun e ditëve të sotme, një përkthyese shqiptare pranon me hezitim të punojë me Alfredin, një të mbijetuar nga torturat në Kosovë, gjatë seancave të tij të terapisë. Pavarësisht paralajmërimeve të bashkëshortit të saj, ajo së shpejti përfshihet në mënyrë të ndërlikuar në përpjekjet e klientëve të saj: makthet e Alfredit trazojnë kujtimet e saj të fshehura prej kohësh, dhe një përpjekje e pamenduar për të ndihmuar një poete kurde e çon drejt një përballjeje të rrezikshme dhe një plani të pamatur. Romani debutues i Ledia Xhogës Keqkuptimi shqyrton trashëgimitë më të errëta të familjes dhe atdheut, si dhe kufirin midis dhembshurisë dhe vetëruajtjes.
Ledia Xhoga është shkrimtare dhe dramaturge shqiptaro-amerikane. Ka lindur në Tiranë dhe jeton me familjen e saj në Bruklin dhe Catskills. Romani i saj is parë, Keqkuptimi, u përzgjodh në listën e gjatë për çmimin prestigjioz Booker 2025, fitoi çmimin e Librit të Qytetit të Nju Jorkut dhe u shpall finalist për Çmimin e Romanit të Parë në Center for Fiction në Bruklin. Shkrimet e saj janë botuar në Electric Literature, Lit Hub, Brooklyn Rail, Large Hearted Boy, Intrepid Times, Hobart dhe revista të tjera letrare.
Doruntina Vinca është shkrimtare, hulumtuese dhe përkthyese nga Prishtina, me bazë në Tiranë. Praktika e saj luhatet midis gjuhës, letërsisë feministe dhe tekstit si mjet për të eksploruar forma të reja të kolektivitetit dhe ndarjes së dijes. Ajo është bashkëthemeluese e grupit të leximit Radical Sense dhe redaktore e dy vëllimeve me tekste feministe të përkthyera dhe botuara në shqip.
Ky projekt është realizuar si pjesë e platformës Heritage Space, e implementuar nga CHwB Kosova dhe financuar nga Qeveria Suedeze.
Ngjarja mbahet më 24 nëntor në Reporting House me fillim nga ora 18:00.