Në basketboll lejohen vetëm 100 shikues të vaksinuar ose të testuar me RT-PCR - Gazeta Express

Në basketboll lejohen vetëm 100 shikues të vaksinuar ose të testuar me RT-PCR

Sport

Gazeta Express

17/09/2021 12:45

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e dytë në elitën e basketbollit kosovar.

Është marrë vendim që nga xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll të mund të ketë tifozë të pranishëm nëpër palestra.

Lexo Edhe:

Numri i tyre do të jetë i limituar, 100 sosh të cilët duhet t’iu përmbahen rregullave mbrojtëse nga COVID-19: Respektimi i distancës dhe vendosja e maskës.

Personat e interesuar të shikojnë ndeshjet duhet të posedojnë një nga dëshmitë:

Certifikatën e vaksinimit (dhe Letërnjoftimin) për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë. Shikuesit do të lejohet të hyjnë në palestër 30 minuta para ndeshjes, ndërsa dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjeve