string(60) "ne-aksidentin-e-rende-ne-carraleve-vdiq-doktori-jetmir-gashi"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 22:17

Në aksidentin e rëndë në Carralevë vdiq doktori Jetmir Gashi

Lajme

Gazeta Express

12/02/2025 22:17

Mediat online të Suharekës raportojnë se personi që vdiq sonte në aksidentin në Carralevë është Jetmir Gashi, kirurg vaskular.

Aksidenti ndodhi mes veturës dhe autobusit, ku për pasojë vdiq doktori teksa po drejtonte veturën.

Lexo Edhe:

Shumë miq e kolegë të doktorit kanë shprehur ngushëllime për humbjen e hershme të tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se pas aksidentit të rëndë rruga Suharekë-Carralevë u bllokua. Ai shtoi se në vendngjarje dolën të gjitha ekipet përgjegjëse.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma.