Në 24 vjetorin e vdekjes, i riu kujton babanë e vrarë në Masakrën “Te Pishat” - Gazeta Express
string(74) "ne-24-vjetorin-e-vdekjes-i-riu-kujton-babane-e-vrare-ne-masakren-te-pishat"

Në 24 vjetorin e vdekjes, i riu kujton babanë e vrarë në Masakrën “Te Pishat”

Lajme

Gazeta Express

20/03/2023 23:02

Leutrim Azemi e Rashit Beka tregojnë se si forcat serbe vranë të afërmit e tyre, për t’u hakmarrë pas largimit të OSBE-së në 20 mars 1999.

Gazetar: Unitet Berisha

Lexo Edhe:

Babanë e tij, nuk e mbanë mend, atë e kujton vetëm përmes fotografive.

Shpesh Leotrim Azemi merr rrugë drejt fshatit Lubovec, aty ku ekziston vend i dedikuar për kujtimin e prindit të tij, Shaipit.

Atij nuk i është gjetur trupi kurrë, por dyshohet të jetë në mesin e 29 viktimave të masakrës së njohur si “TEK PISHAT” në Skenderaj.

Azemi tregon  në përvjetorin e 24-të, se si 4 persona të familjes së tij u morën nga forcat serbe e nuk u gjeten më kurrë.

Ai thotë se edhe vet nuk do të ishte gjallë nëse nëna e tij nuk do të ishte treguar e shkathët.

Forcat serbe këtë iniciativë barbare e kishin marrë menjëherë pas largimit të përfaqësueseve të misionit të OSBE-së.

Burrat e lagjes ishin dërguar në vendin e njohur si pishat.

Aty u vranë e u masakruan 29 civilë shqiptarë, kurse aty këtë të hënë  gjendet vetëm memoriali.

Aty ishte këtë të hënë edhe Rashit Veliu i cili erdhi për ta përkujtuar vëllain e tij.

Ai tregon se historinë e trishtë të Sabit Veliut.

Por, si e kishin kuptuar familjarët për vdekjen e vëllait?

Moshat e 29 civilëve të vrarë janë nga 15 deri në 70 vjeç.