Në 10-vjetorin e vdekjes, Lutfi Haziri kujton Fadil Feratin - Gazeta Express
string(58) "ne-10-vjetorin-e-vdekjes-lutfi-haziri-kujton-fadil-feratin"

Gazeta Express

30/01/2020 15:21

Në 10-vjetorin e vdekjes, Lutfi Haziri kujton Fadil Feratin

Gazeta Express

30/01/2020 15:21

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kujtuar në 10-vjetorin e vdekjes Fadil Feratin, ish-kryetarin e Komunës së Istogut, raporton Gazeta Express.

Haziri ka shkruar në Facebook se po të ishte gjallë Fadil Ferati do të ishte krenar me djalin e tij, Ilir Feratin, deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Fadil Ferati po na mungon çdo ditë e më shumë. Do të ishte krenar me djalin e tij, sot deputet i Kuvendit të Republikës. Në këtë ditë pikëllimi, po na mungojnë shumë edhe dy ish-kryetarët tjerë, Ukë Bytyçi e Faruk Spahia. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre në shërbim të lirisë, pavarësisë e demokracisë!”, ka shkruar Haziri. /GazetaExpress/