Ndryshon rregullorja e Kuvendit, Berisha: Po cenohet Kushtetuta. Balla: Nuk ka asnjë shkelje - Gazeta Express
string(88) "ndryshon-rregullorja-e-kuvendit-berisha-po-cenohet-kushtetuta-balla-nuk-ka-asnje-shkelje"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 15:54

Ndryshon rregullorja e Kuvendit, Berisha: Po cenohet Kushtetuta. Balla: Nuk ka asnjë shkelje

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 15:54

Me 79 vota pro, mazhoranca e vetme ndryshoi rregulloren e Kuvendit, duke i hapur rrugë ngritjes së 11 komisioneve të përhershme, 3 më shumë se sa Parlamenti ka pasur deri dje.

Opozita u largua nga Parlamenti në momentin e votimit, pasi ishte kundër thelbit të këtyre ndryshimeve dhe procedurës së ndjekur.

Demokratët sollën në vëmendje se Kushtetuta nuk lejon miratimin e një ligji, përfshirë rregulloren e Parlamentit, para se të kalojnë 7 ditë nga njoftimi në seancë plenare.

Sipas liderit të opozitës, Sali Berisha, miratimi i ndryshimeve në rregullore vetëm 2 orë pas njoftimit në seancë shkel ligjin themeltar të shtetit.

“Ne e dimë shumë mirë se këto ndryshime do të votohen, se këto ndryshime do të ndodhin, por kërkohet për të gjithë ata miliona shqiptarë që duhet të kenë Kushtetutën, librin mburojë të tyre nga një shtet, nga abuziviteti, por që për ju kjo është një prostitutë dhe nuk ka asnjë vlerë. Ju e kaloni nga një shpellë mafia në një shpellë tjetër mafie. Çfarë kulture keni ju mor, çfarë morali, çfarë leximi. Po keni turp apo jo, të lexoni ligjet në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Por Partia Socialiste solli në vëmendje se rregullorja është ndryshuar brenda një dite edhe në 2017, kur e kërkoi PD.

“Dëgjova dhe një deputet që ka firmos proces verbalin më 14 shtator 2017, me kërkesë të PD brenda së njëjtës ditë u depozitua propozimi për ndryshimin e nenit 20, brenda së njëjtës ditë ngritëm Këshillin e Rregullores dhe e votuam ndryshimin. Tani kjo është antikushtetuese, në shkelje të rregullores, as unë si kryetar grupi, as kjo mazhorancë s’do bëjë asnjë hap pas, ku s’ka asnjë shkelje. Këtu nuk ka shkelje, jemi në një fazë që parashikohet faza e konstituimit”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ndryshimet në rregullore parashikojnë ngritjen e 11 komisioneve të përhershme; 7 prej të cilëve do të drejtohen nga PS dhe 4 nga PD.

Parlamenti miratoi edhe dy nënkryetarët e rinj: Klodiana Spahiu nga PS dhe Agron Gjekmarkaj nga PD.