Ndryshon lista e Anglisë për ndeshjet e marsit – Rashford, Mount dhe Pope mbesin jashtë - Gazeta Express
string(84) "ndryshon-lista-e-anglise-per-ndeshjet-e-marsit-rashford-mount-dhe-pope-mbesin-jashte"

Ndryshon lista e Anglisë për ndeshjet e marsit – Rashford, Mount dhe Pope mbesin jashtë

Sport

Gazeta Express

20/03/2023 18:00

Kombëtarja e Anglisë ka njoftuar për disa ndryshime të bëra në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Nick Pope, Marcus Rashford dhe Mason Mount janë futbollistët që janë larguar nga lista shkaku i lëndimeve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përzgjedhësi Gareth Southgate e ka ftuar Frasen Forster në vend të Pope, teksa nuk ka përzgjedhur ndonjë zëvendësues për Rashford dhe Mount.

Anglia ndeshjen e parë do ta luajë në udhëtim kundër Italisë, më 23 mars, kurse pas tre ditësh e pret Ukrainën.

Përveç këtyre tri kombëtareve, në Grupin C janë edhe Maqedonia e Veriut e Malta. /Gazeta Express/