Ndryshimi i orarit mësimor për shkak të Ramazanit, Latifi: Kështu shteti i adapton dogmat fetare, por në Europë kjo s'mund të zgjasë - Gazeta Express
string(128) "ndryshimi-i-orarit-mesimor-per-shkak-te-ramazanit-latifi-keshtu-shteti-i-adapton-dogmat-fetare-por-ne-europe-kjo-smund-te-zgjase"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 14:01

Ndryshimi i orarit mësimor për shkak të Ramazanit, Latifi: Kështu shteti i adapton dogmat fetare, por në Europë kjo s’mund të zgjasë

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 14:01

Profesori universitar, Blerim Latifi e ka kritikuar vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor në shkollat e kryeqytetit për shkak të muajit të Ramazanit.

Ai e cilëson këtë vendim si hap të parë, drejt, siç thotë, “adaptimit të institucioneve publike me kërkesat fetare”.

Në reagimin e tij, ai ka paralajmëruar për rrezikun e kalimit gradual nga ndryshime të vogla organizative drejt ndikimit më të gjerë të dogmave fetare në shtet.

“Po, saktësisht kështu fillon kjo punë: ma ca gjëra të vogla, në shikim të parë të padëmshme, si adaptimi i orareve të shkollave publike me oraret e ritualeve fetare; pastaj, ngadalë, qetë-qetë, kalohet në adaptimin e ligjeve të shtetit me kërkesat e dogmave fetare dhe një ditë, si pa e kuptuar, shfaqet ajatollahu në krye të shtetit. Por meqë jemi në Europë kjo mund të zgjas e shumta një javë, derisa tanket serbe të marrin dritën e gjelbërt për të marshuar në Kosovë”, shkroi Latifi në një postim në Facebook.

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës njoftoi sot më herët gjatë ditës se “për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor”.

“Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata. Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement