Me miratimin e ndryshimeve në Kod Zgjedhor kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi doli të njoftonte publikisht partitë se kur fillon regjistrimi në zgjedhje.
Afati i parë është 25 shkurti që lidhet me regjistrimin e subjekteve garuese, ndërsa koalicionet në 2 mars. Ndërsa në 12 mars skadon afati i regjistrimit të kandidatëve në zgjedhje që i hap rrugë edhe printimit të fletës së votimit
Afatet kryesore të procesit zgjedhor nënvizoi kreu i KQZ-së janë:
25 Shkurt – Përfundon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare; 25 Shkurt – KSHZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë;
3 Mars – Përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore;
12 Mars – Përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve;
17 Mars – Përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve;
20 Mars – Përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit;
25 Mars – Përfundon afati për miratimin e listave shumemërore”.
Celibashi theksoi se shtesa kohore prej 10 ditësh e fituar nga ndryshimi i afateve ka ndihmuar në përgatitjen më të mirë të dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë.
Kryekomisioneri bëri të ditur se “93 KZAZ-të në të gjithë vendin janë konstituuar dhe janë plotësisht funksionale”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...