Ndryshimet në Kod Zgjedhor në Kushtetuese, dy parti të vogla kërkojnë në gjykatë hapjen e plotë të listave - Gazeta Express
string(105) "ndryshimet-ne-kod-zgjedhor-ne-kushtetuese-dy-parti-te-vogla-kerkojne-ne-gjykate-hapjen-e-plote-te-listave"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2024 15:57

Ndryshimet në Kod Zgjedhor në Kushtetuese, dy parti të vogla kërkojnë në gjykatë hapjen e plotë të listave

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2024 15:57

Ndryshimet në Kod Zgjedhor janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Nisma “Thurje” dhe lëvizja “Shqiperia Bëhet” kërkojnë hapjen e plotë të listes së kandidatëve për deputet pasi sipas tyre mbyllja e 1/3 së listës, bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit.

“Edi Rama dhe Sali Berisha mendojnë se vetëm ata të dy  e kanë të drejtën të zgjedhin deputetët, ne mendojmë se kjo është e drejtë e shqiptarëve, përmes listave të hapura. Ata s’mund të na imponojnë ne që të hyjmë në zgjedhje me listat e mbyllura”, tha Endri Shabani, nga Nisma “Thurje”.

Lexo Edhe:

Të njëjtën kërkesë patën dy ditë më parë edhe Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi.