Ndryshimet klimatike janë duke kërcënuar shëndetin e fëmijëve në mbarë botën - Gazeta Express
string(76) "ndryshimet-klimatike-jane-duke-kercenuar-shendetin-e-femijeve-ne-mbare-boten"

Ndryshimet klimatike janë duke kërcënuar shëndetin e fëmijëve në mbarë botën

Gazeta Express

29/11/2019 16:18

Sipas një raporti të ri nga gazeta e mjekësisë ‘The Lancet’, efektet e ndryshimeve klimatike do të shpërndahen në mënyrë të pabarabartë dhe fëmijët do të jenë ata që do të dëmtohen veçanërisht.

Raporti ka krahasuar pasojat e  shëndetin e njerëzve në dy skenare: njëra, në të cilën bota përmbush angazhimet e përcaktuara në Marrëveshjen e Parisit dhe të ribashkohet në emetimet në mënyrë që temperatura globale të mbetet më poshtë se dy gradë celsius, deri në fund të shekullit, dhe tjera në të cilën nuk i përmbushin.

Lexo Edhe:

Raporti i publikuar këtë mërkurë, ka gjetur se nëse dështojmë në limitimin e këtyre emetimeve, do të qojnë deri në probleme shëndetësore të shkaktuara nga sëmundje infektive, ndotje edhe më të madhe të ajrit, rritje e temperaturave dhe kequshqyerja, raporton “The New York Times”, transmeton lajmi.net.

Me secilën gradë të nxehtësisë, një fëmijë i lindur do të përballet me një të ardhme ku shëndeti i tyre dhe mirëqenia e tyre do të ndikohet nga një botë e rrezikshme.

Ndryshimi i klimës dhe ndotja e ajrit nga lëndët djegëse fosile, kërcënojnë shëndetin e fëmijës që nga barku i nënës dhe grumbullohet që nga aty.

Zemra e tyre rreh më shpejtë sesa e të rriturve, dhe frymëmarrja e tyre është më e lartë sesa e të rriturve. Si rezultat fëmijët absorbojnë më shumë ndotje të ajrit.