Ndryshimet e ligji për armë, sot para deputetëve


Gazeta Express
6 Dhjetor 2019 9:13

Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për mbrojtje dhe siguri ku në rend dite janë më shumë ndryshime dhe plotësime të ligjeve në sferën e sigurisë.

Deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndjekje të komunikimeve, Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë, ndryshimet e Ligjit për armë, Ligjit për sigurim privat, Ligjit për polici, Ligjit për mbrojtje nga materiale ndezëse dhe gazra, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit publik dhe paqes. Në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për kontroll kufitar, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të huajt, Ligjit për prodhimin e materieve eksploduese, Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, Ligjit për paraqitjen e vendbanimit dhe qëndrimit të qytetarëve si dhe ligjit për aktivitet detektiv, të gjitha në lexim të parë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart