Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar.
Miriam Shyti është caktuar në detyrën e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në të njëjtën kohë, Endrit Yzeiraj është liruar nga ky post dhe është transferuar në Ministrinë e Financave, ku do të ushtrojë funksionin e zëvendësministrit.
Ai zëvendëson Erjona Bejlerin, e cila është larguar nga posti që mbante më parë në këtë ministri.
Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave:
Miriam Shyti emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Endrit Yzeiraj lirohet nga detyra si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe emërohet zëvendësministër i Financave.
Erjona Bejleri lirohet nga detyra si zëvendësministre e Financave.