Ndre Mjeda është poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Ndre Mjeda,
teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar nga Shqipëria.
Ndre Mjeda që vetë nënshkruante ‘Mjedja’, poet i shquar dhe veprimtar patriot.
Lindi në Shkodër nga Jakë Zefi (Kryeziu) e Luçije (Dominika) Thaçi, me origjinë
nga Mirdita nga i ati, e nga Malcit e Pukës nga e ëma. Si i ri me intelekt të
zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët
menduan ta bënin prift. N’edukimin e tij patën ndikim shkrimtari jezuit Anton
Xanoni (1863-1915) dhe poeti françeskan Leonardo de Martino (1830-1923). Ai
vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni. Në fillim ndenji tre
muaj në pranverë 1880 në fshatin Cossé-le-Vivien afër Lavalit në perëndim të
Francës, kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian të Porta Coeli-t
në veri të Valencias në Spanjë, ku studioi për letërsi. Më 1883 e gjejmë në
Kroaci, ku studion retorikë, latinisht dhe italisht në një institut jezuit në
Kraljevica (ital. Porto Re) në bregdetin dalmat. Nga 1884 deri në fillim të
vitit 1887 u stërvit në një kolegj që drejtohej atje nga Universiteti Gregorian
i Romës, kurse më 1887 u transferua në një kolegj Gregorian tjetër në Kieri
(Chieri), në juglindje të Torinos, ku ndenji deri në fund të atij viti. Në
fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. Në këto vite Ndre
Mjeda filloi të shkruajë poezi shqip, ndër to edhe vjershën melankolike mjaft
të lexuar Vaji i bylbylit, botuar më 1887 në broshurën Scahiri Elierz (Poeti i
nderuar), ku shpreh mallin për vendin e tij. Po e kësaj periudhe është vjersha
Vorri i Skanderbegut. Tema e shqiptarit në mërgim, që e merr malli për atdheun
nën zgjedhën turke, ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes, sidomos në
dhjetëvjeçarin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit.
Disa poezi të tij:
VJESHTA
Dhe ju po shkoni,
Bylbyla, kshtu!
Po tretni këndynaj,
Dallndysha, ju!
Dekën mendova
Se m’vjen kurdo;
Se m’leni vetun
S’mendova, jo
Por ma fort zemrën
Ma bren nji idhnim:
Çerdhen qi i leni
Kujdesit tim.
Ndoshta, kur t’ktheni
Mue vorri m’mba,
E ju kërkoni
Çerdhën qi s’a.
ANDRRA E JETËS
I
N’për ograjë po këndojnë bylbylat
si tu u prrallë me shoqi-shojnë,
drandafilleve zymbylat
t’kandshmen erë dhunti ia çojnë.
E nalt n’qiell ma e bukur hana
rreze t’paqta shkon tue shkri;
maje bjeshkve fillon zana
n’valle shoqeve m’u pri.
Lodhë prej vegësh, prej rrangësh shpijet,
si u ba natë, ndej Zoga n’votër;
ndej m’u xe me dru dullijet
që kish ba n’për mal, pa motër!
E kuvendte me nanë-locen
si përgjumshëm, ndonji fjalë,
derisa bri votrës gocën
e muer gjumi dalkadalë.
Fjet bri votrës: e kur shkëndija
shndritte at fëtyr’ të patravajë,
ejëll prej qiellit ulet te shpia
dukej faret fëtyra e sajë.
Herë n’at’ gjumë tue qeshun dukej,
si m’u falë herë dorën çote;
herë përmallshem n’veti strukej
e n’fëtyrë gjaku t’tan’ i vëlote.
(Ngrimun n’ar, mbi ‘i pullali
nën balkue nji beg kish dalë;
holl’ e i gjatë porsi selvi
n’rrugë nën gardh ish dukë nji djalë.)
E nan-bardha tue shikjue:
“Flej me engjuj, thotë, o bi;
pusho shtatin me i ndihmue
Lokes sate nëpër shpi”.
II
Prej nën nji tjegllet kish dalë si ‘j tra,
ku nji mij’ tesha vëloshin pa da;
përmbi shpi ndihej tue rrahun troka
e ushtonte toka
prej kambësh t’bag’tive. Ka dalë Harapi
herët, e shpatit delet ja hapi;
ka dalun Mica me lopë të mëdhaja
nëpër ograja.
Kur u zgjue Zoga vojt te balkoni
e pau se bleta vëlonte te zgjoni;
pau se n’at’ nade poshtë nji lavruer
kish ba nji shpuer.
Tue sjellun krahnin këndote me veti,
e i rridhte krahve si nji valë deti,
ku shndriçëm dielli lëshonte si zhgjeta
rrezet e veta.
Rreze flak’ arit. Por rrotull fëtyra
e fushës kish nd’rrue; kish nd’rruemun zyra
e bimës e e pem’ve; përmbi balkue
deri kish nd’rrue
erë filcigeni; po vite ‘j tjetër
erë: porsi makthit; e rruga e vjetër
nën shpi, mbas gardhit, porsi nji dritë
shkonte tue qitë.
Nuk e kish vrumun kurr nder dit’ t’veta
at rrugë n’balkue. Ktheheshin me çeta
asaj katundsit, tue dalë pa pra
e ajo s’kish pa.
U nis te puna mërziçëm. Nisi
ndër penj sovajkën, e shpata krisi,
cirliknë rrotllat posht’ e përpjetë
nën kambë të shpejtë.
E vojt n’dritare prap. Ndoshta begu
ka mbërri te rruga e pret te shtegu
veshun me t’arta, mbi ‘j pullali
për bukuri.
Nuk ishte begu: nën diell t’valtë
veç dy dallëndysha bajshin do baltë,
balt’ e kashtare për çerdhe t’vet,
se Shën Ejëlli a nget.
Ndoshta po avitet nji djal’ i ri
i holl’ e i gjatë porsi ‘j selvi,
me rrip rreth brezit, me nji gjashtore
e ‘j kacatore.
Nuk erdhi djali: veç dy bylbyla,
nji n’drandofille, nji ndër zymbyla,
përmallshëm thrrasin, e shoqi-shojnë
me kangë gazmojnë.
III
Vijnë dallëndyshat porsi era
përte’ det te çerdhja e vet;
vijnë bylbylat ku pranvera
n’pyje t’veshuna po i thrret.
Se qe pemët kan’ endun lulet,
e u vesh fusha me blerim;
lehtas prroni malit ulet
da prej borës që i nep ushqim.
E, i dish’ruem, bje për fushore
me rritë bimën për gjith’ vend,
ku ‘j erë akullit mizore
kishte hupë lul’zim e shend.
Edhe ti prej asaj që t’rriti
daju, vash’, e mos vajto;
me nji veshë, që kurr s’ta shndriti
paras, shtatin hijesho.
Bashkë me lule len dashtnija,
me kangë t’shpendit që galdon;
e pranverës bukuria
bashkë prej gjumit t’tan’ i zgjon.
Del, o bij’, prej shpisë sate,
del prei t’vorfënit katund;
njajo flakë që n’zemër pate
do t’përvjellin tjetërkund.
T’pret nji zemër flak’ e shkëndija,
pret me tanden m’u ba nji;
sa jetë t’apin Perëndia
mos m’u damun kurr prej ‘si.
T’lypë nji bes’ e ta nep t’ndershme
dora e unazaqë t’ven n’gisht;
e ndërmjet pr’at besë t’gjithhershme
a dorzan’ i lumi Krisht.
Sogjetarë, porsi furia
e nji rrfes’ që qetat shpon,
janë të qiellit nalt ushtria
e n’dorë shpata iu veton.
E din idhun regj Davidi,
e dinë lott që pa pra qet,
kur sheh morten se kositi
an’ e mb’an krajlninë e vet.
IV
E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n’tokë me dritë përndaret,
Hyjzit që shndrisin
e që shetisin
n’për qiell, jan’ t’bukur faret.
Kur del agimi
e rruzullimi
me ‘j dritë kuqloshe mbëlohet
e përmbi kashta
shndritë pika-lashta,
zemra për mall gazmohet.
Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
ndër pyje tue pingrue;
e knaqshme a ‘j lule
kur iu përkule,
o fllad i leht’, me e l’mue.
Por s’i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad që shetitë lulet
e me erna veshet,
foshnjës që i qeshet
nanës, kur mbi ‘të përkulet.
I TRETUNI
Nuk kalon nji natë
e n’andërr
porsi zgjandërr
e shof nanën këtu përbri;
me krye vjerrte, me lot për sy
rri tue shfry
njat idhnim që don me e gri
Ndejun m’duket prap te votra
ku me motra
n’dritë t’kandilit qepte e arnote
por njat gaz ka që i shndritte
kur goditte
petkat e djalit e shendote
Kqyr njat vend ku n’mbramje rrishe
kur nuk kishe
fije idhnimi nëpër ftyrë
e ngurron, si t’kenke gurit
e, pshtetë murit
lot’ i dalin rrkaje tuj kqyrë
“T’kishe dekë ma mirë, o i mjerë –
thotë sa herë, –
Afër nanës qe t’desh e t’ruejti;
t’kishe mbyllë me duer te mia
këtu te shpia
njata sy qe mordja shuejti
Afër vorrit tand nan-shkreta
porsi bleta
ishte sjellun tue gjimue
e n’at bar qe kishte qitë
për gjithë ditë
ndonji lule kish kerkue…”
…E mandej, si del nji krue
tue bumue
rreth e rreth prej brijes s’malit
rrkaj i ulen lot’ per rrudha
– Nuk asht udha
nanë, m’u idhnue per t’zeza t’djalit
Kur n’kët shekull n’drit’ e qite
kur e rrite
me njat mund qe nep hitia (kujdes i madh)
“Nji nanë tjetër, – thoshe, – ke,
bir n’kët dhe
nana jote a shqiptaria
Mend e zemër për të shkriji
e përtriji
nam e lavd kur t’i vijë dita”
Mbas fjalësh t’tua përherë shkova
e t’ndigjova:
shqiptarin’ nuk e korrita
ENDRRO, DASHUNO
Endrro. Njeri, sot
ma Shum se kurr
Vepro. E Len prova tprekshme
Fol. E tnihet zani deri nskaje
Jeto. At jet tanen, Jo tjervet
Ngihu. Me gjanat Si tmushin zemren
Pi. Bukurin e deteve e oqeaneve
Meso. E burimi dijes mos tdij me shterru
Puno. Kopshtin e mendjes gjithmon
Lexo. Poemat e shpirtit tan
Kupto. Vuejtjen njerzore tpakufi
Ndimo. At T’paudhin tkthehet
Ndriqo. Fike terrin
Urreji. Vetem padrejtsit
Duej. Duej e vetem duej
Dashuno. Po mos jep arsye…
I MBETUNI
Edhe shtaza po gazmohet,
Edhe bari mungullon;
N`shend natyra gjith po cohet,
Vec ti, i mjeri,po gjimon.
Kang`e valle tui bashkue
Shend prej gojet gjithkush qet;
Vec i vorfni tui dertue
Porsi i huej a n`gjinie t`vet.
Tui ankue per t`zeza t`veta
Per gjith dere tui lype kerset;
Per`te t`dhimtun kerkund s gjeta:
Porsi i huej a n`katund t`vet.
Lodh` e unshem,kur vjen nata,
N`prehen t`nanes me shkue kujton;
Edhe nana i diq e ngrata,
E kush t`vorfnin s`e ngushllon.
Bab`, oh!babe!sa here ndo`j trimit
Do me i thane tui derdhun lot;
Por per`tene a fjale trishtimit,
A nji fjale qe permend kot.
Per dhe t`vet dale n`ushtrie
Rrebte qendroi i jati e diq;
Sot i vorfni askund nji shpie,
Nji cope buk s e gjen nder miq.
Ah!ti njome, o njome e mjera,
Dit` e nate qe po vajton:
Kund nder miq nuk t`cilet dera,
Kerkush vajin s t`a pajton.
Dit`e nate pa buk e shpie
Shkote i vorfni andej e kendej,
E prej t`pasunish zotnie
Nje fjale t`mire kerkush s ja kthej.
Ku ke baben me t`ndimue?
Ku ke nanen me derdhe lot?
Ty gjith robi t`ka harrue,
Kerkush s`do me t`dalun zot.
Tui rae bor, tui frye murrlani,
Mjet dy vorreve si`j lis,
Afer gropes qe vet`e bani,
Djali i vorfen u molis.
Afer nanes u shtrue me fjetun,
Afer babes kerkoi pushim;
Kurgja t`ngritin s ka me e gjetun,
T`xet e t`ftofte skan me pas ndrrim.
Me njata qe vec e doshin
Trupi i t`vocerrit pushoj;
E n`lumnie qe ata po gzoshin
Shpirti i njomes fluturoj.
/Gazeta Express