"Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare", Dua Lipa flet për mundësinë e të bërit një këngë në gjuhen shqipe - Gazeta Express
string(103) "ndoshta-nje-kenge-te-vjeter-shqiptare-dua-lipa-flet-per-mundesine-e-te-berit-nje-kenge-ne-gjuhen-shqipe"

Rozë

Gazeta Express

24/07/2021 10:49

“Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare”, Dua Lipa flet për mundësinë e të bërit një këngë në gjuhen shqipe

Rozë

Gazeta Express

24/07/2021 10:49

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, gjatë ditës së djeshme ka arritur në Shqipëri.

Ajo është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku edhe ka pranuar dhurata simbolike.

Lexo Edhe:

Në një konferencë të mbajtur për media, Dua u shpreh se është e lumtur që gjendet pas pesë vitesh sërish në Tiranë.

“Mburrem shumë që e kam mundësinë të jem këtu sot, të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre të mundem jo vetëm me këtë kopsht edhe më tej. Për një komunitet që më ka dhënë shumë, për krejt shqiptarët përreth botës që më kanë suportu, kjo është një mënyrë e vogël çfarë mund të bej kështu që shumë faleminderit për suportin!”, tha ajo.

E njëjta, nuk e përjashtoi mundësinë e të bërit një kënge në gjuhën shqipe kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj.

“E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare”, tha Lipa në konferencën për media.

E njëjta vazhdoi të theksojë se si di shumë këngë në gjuhën shqipe që do të donte t’i këndonte ‘cover’, duke shtuar se synon ta ndryshojë stigmën e njerëzve nëpër botë ndaj shqiptarëve.

“Unë kam shumë këngë në gjuhën shqipe që i dua. Do kisha qejf të bëja një Cover, që ti dëgjojnë shumë njerëz. Nuk e di a jam mjaft e aftë të shkruaj këngë shqip. E kam ëndërr të madhe edhe të ndryshojmë stigmën ndaj Kosovës edhe Shqipërisë, edhe neve si shqiptarë. Ta shohin njerëzit nëpër botë që jemi kreativ, punojmë fort dhe ka të rinj”, tregoi 25-vjeçarja.