Ndoqi me sharrë elektrike policin në rrugë dhe goditi tavolinën e gjykatësit, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Skoci - Gazeta Express
string(119) "ndoqi-me-sharre-elektrike-policin-ne-rruge-dhe-goditi-tavolinen-e-gjykatesit-denohet-me-10-vite-burg-shqiptari-ne-skoci"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 14:50

Ndoqi me sharrë elektrike policin në rrugë dhe goditi tavolinën e gjykatësit, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Skoci

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 14:50

32-vjeçari shqiptar, Liridon Kastrati, është dënuar me 10 vjet burg pasi u përpoq të vriste një polic në një qytet të Skocisë më 6 maj 2024, pasi e kishte ndjekur nga pas me sharrë.

Ngjarja ndodhi pas një aksidenti me makinë të , ku Kastrati goditi një automjet policie.

Polici tha në gjykatë se kishte tentuar ta arrestonte, por u detyrua të ikte, pasi Kastrati u kthye, mori sharrën elektrike dhe filloi ta ndiqte duke fyer policin.

Gjyqtari e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm dhe të shëmtuar”, duke thënë se përdorimi i sharrës si armë është i paparë në gjykatat skoceze dhe se veprimet e Kastratit kërkonin një dënim të rëndë.

Gjatë shpalljes së dënimit, Kastrati u zemërua, goditi tavolinën e gjykatësit dhe e ofendoi duke e quajtur “terrorist” para se të shoqërohej nga rojet.

Polici i sulmuar është rikthyer në punë dhe kolegët e tij u përgëzuan për “guxim dhe profesionalizëm ekstrem”.

Avokati i mbrojtjes argumentoi se Kastrati mjetin prerës e kishte për të pastruar oborrin e tij dhe veproi në mënyrë spontane pas aksidentit, duke shtuar se Kastrati ishte penduar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement