Ndonëse e provoi vetë, Osmani nuk ia "njeh" statusin sëmundjes COVID-19, mendon se është virus - Gazeta Express
string(90) "ndonese-e-provoi-vete-osmani-nuk-ia-njeh-statusin-semundjes-covid-19-mendon-se-eshte-virus"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2020 0:39

Ndonëse e provoi vetë, Osmani nuk ia “njeh” statusin sëmundjes COVID-19, mendon se është virus

Lajme

Gazeta Express

07/12/2020 0:39

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, para disa ditëve njoftoi se është kthyer në punë pas dy javëve të qëndrimit në izolim. Sidoqoftë, ndonëse e provoi vetë sëmundjen COVID-19, ajo iu referua vetëm si virusi COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, zonja Osmani të mërkurën njoftoi se i është kthyer punës në zyrë dhe bëri thirrje për kujdes të shtuar. Megjithatë, duket se ajo ende nuk e ka të qartë dallimin mes sëmundjes COVID-19 dhe virusit që e shkakton këtë sëmundje. Ky virus quhet SARS-CoV-2.

Përpos këtij gabimi, në postimin e Osmanit në Facebook vërehen edhe disa gabime drejtshkrimore. Prej tyre, vërehet fjala e shkruar gabimisht, “zyre”, që ndodhet në fjalinë e parë të statusit të Kryetares së Kuvendit, të publikuar të mërkurën, shkruan Gazeta Express.

Ajo i ka shkruar gabimisht edhe dy përemra pronorë dhe një ndajfolje të kohës, ndërsa në fund e ka ngatërruar foljen “bashkëndjejmë” me foljen “bashkëndiejmë”.

Këto lëshime i vërejti gjuhëtari Nasuf Abdyli, i cili disa muaj më parë e kishte kritikuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për gabimet në statusin e tij në Facebook, ku i kritikonte prindërit se nuk lexojnë mjaftueshëm.