Një 30 vjeçar nga Mirdita i cili ndodhej në Gjermani rezulton i humbur prej një jave. Rastin e ka denoncuar në polici babai i tij.
“Në Komisariatin e Policisë Mirditë, ka kallëzuar shtetasi N. K., 65 vjeç, banues në Mirditë, se që prej datës 05.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. K., 30 vjeç, i cili ndodhej në Gjermani, që prej muajit tetor 2024. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...