Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut - Gazeta Express
string(105) "ndodh-edhe-kjo-xhelal-svecla-qeshet-kur-e-pyesin-se-a-do-te-jape-doreheqje-pas-rastit-te-agon-zejnullahut"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:28

Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:28

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur është pyetur nga gazetarët në oborr të Kuvendit të Kosovës nëse ai do të japë dorëheqje për rastet që po ndodhin me Policinë e Kosovës, konkretisht për tragjedinë në Lipjan me rastin e Agon Zejnullahut.

Kur është pyetur nga gazetarët, Sveçla vetëm ka buzëqeshur dhe ka vazhduar të ecë drejtë hyrjes së Kuvendit pa e thënë as edhe një fjalë.

Sveçla ka qenë i shoqëruar me ministrin Elbert Krasniqin e Nenad Rashiqin./Express/