“Ndjeshmëria ndaj riformimit”, ekspozitë në Galerinë Qahili - Gazeta Express
string(56) "ndjeshmeria-ndaj-riformimit-ekspozite-ne-galerine-qahili"

Arte

Gazeta Express

17/11/2025 15:59

“Ndjeshmëria ndaj riformimit”, ekspozitë në Galerinë Qahili

Arte

Gazeta Express

17/11/2025 15:59

Në kuadër të programit vjetor të Galerisë Qahili hapet ekspozita personale “Ndjeshmëria ndaj riformimit” e Merita Selimi Spahija, me kuratore Nita Qahilin, me 24 nëntor 2025 duke filluar nga ora 19:00.

Me anë të kësaj ekspozite personale, Merita Selimi Spahija paraqet një seri punimesh të krijuara ndër vite, ku vizatimi shfaqet si një praktikë kritike: një hapësirë ku vetëdija, perceptimi dhe materiali vihen në tension me njëri-tjetrin. Në këtë proces, akti krijues shndërrohet jo vetëm në prodhim të dijes, por edhe në transformim të saj.

“Një rrugëtim i ndërtuar me kohë. I shtresuar jo vetëm nga materialet e përdorura, por edhe nga përvojat e ndryshme të rritjes si karakter, i kalitur nga sisteme të ndryshme shoqërore dhe rrethanore. Ajo fillon nga një imazh i gjyshes me krahun ndër gjoks, një kujtim i gdhendur në mendjen e një vajze 3-vjeçare, që më pas e ndjek përmes pamjeve të një vajze të rritur dhe të një gruaje që ka lënë gjurmë në karrierën e saj artistike.�Nga momenti kur dy forma të ndryshme janë bashkuar, kanë lindur bashkëpunime të reja mes veprave.” – fragment nga koncepti kuratorial i ekspozitës.

Merita Selimi Spahija është artiste vizuale dhe pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë, me mbi tri dekada aktivitet krijues. E specializuar në grafikë dhe vizatim, ajo ka zhvilluar një karrierë të gjerë ekspozuese në Shqipëri dhe jashtë vendit, duke marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme si Manifesta 14, Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës dhe Bienalja e Vizatimit. Si kuratore dhe autore projektesh kulturore, ajo ka kontribuar në mënyrë të qëndrueshme në skenën artistike shqiptare dhe promovimin e artit bashkëkohor.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 12 dhjetor 2025.