“Ndjenjë e papërshkrueshme të luash për Kosovën” - Gazeta Express
string(46) "ndjenje-e-papershkrueshme-te-luash-per-kosoven"

Gazeta Express

24/06/2020 15:30

“Ndjenjë e papërshkrueshme të luash për Kosovën”

Gazeta Express

24/06/2020 15:30

Kosova ka shumë basketbollistë të talentuar që luajnë me sukses në ligat evropiane.

Lexo Edhe:

Njëri ndër ta është edhe qendra Dion Sheqiri.

Ai paraqitet për skuadrën italiane, Allianz Pallacenastro Trieste në Serie A për të rinj U-18.

Sheqiri foli për edicionin e fundit në skuadrën italiane.

“Edicioni i fundit ka qenë shumë i suksesshëm, ku kam marrë pjesë në shumë turne, njëri ndër ta edhe Next Gen Cup, ku ka qenë një përvojë e paharrueshme. Synimet e mia janë fillimisht që të luaj në Serie A dhe më pas në Euro League dhe NBA”, është shprehur 17-vjeçari për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe për emocionet që i dhuron fanella e Kosovës.

“Të luash për Kosovën është një ndjenjë e papërshkrueshme. Është ndjenjë e veçantë të përfaqësosh shtetin në të cilin jam lindur e rritur”, shtoi tutje Sheqiri.

Basketbollisti me të ardhme të ndritur thekson se është shumë e rëndësishme për lojtarët/et që të stërviten në këtë kohë të pandemisë.

“Unë gjatë kohës së pandemisë kam stërvitur fizikisht në kushte shtëpiake dhe po ashtu kam stërvitur edhe teknikisht. Është shumë e rëndësishme të jemi në formë, me ushtrime fizike dhe teknike dhe shpresoj se sa më shpejt mund t’i shohë të gjithë basketbollistët/et të rikthehen në salla më të motivuar se më parë”, përfundoi Dion Sheqiri, i cili ishte i ftuar nga Kosova U20, që nuk u mbajtën për shkak të situatës me pandeminë Covid-19. /Gazeta Express/